Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Çfarë ndodhi në KPA, shtyhet seanca ndaj Adriatik Llallës

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Çfarë ndodhi në KPA, shtyhet seanca ndaj Adriatik Llallës

Update/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit është mbledhur këtë të mërkurë për të shqyrtuar ankimimin e bërë nga Komisioneri Publik për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Në përfundim të seancës, trupi gjykues ka vendosur shtyrjen e saj për me datë 31 maj 2018, ora 10:00, duke i kërkuar avokatit mbrojtës të Lallës që të plotësonte prokurën, në mënyrë që të ketë mundësinë që të përfaqësojë klientin e tij. 

Ish-Kryeprokurori nuk ndodhej në sallë dhe kreu i Kolegjit sqaroi se ai nuk ka paraqitur një motiv për mungesën e tij.

“Është thirrur për t’u paraqitur, njoftimi është bërë. Rezulton se subjekti i i rivlerësimit nuk është paraqitur në sallë të gjyqit, nuk kemi një njoftim zyrtar lidhur me ndonjë shkak objektiv për këtë mos paraqitje”, tha Çobo.

Ndërkohë për të përfaqësuar ish-numrin një të akuzës ishte avokati Sokol Hazizaj. Ai u shpreh se kishte më shumë se dy javë që nuk kishte komunikuar me Llallën dhe se ky i fundit nuk ka dijeni për zhvillimin e kësaj seance.

“Në dijeninë time, ngaqë kam komunikuar nuk di të ketë dijeni. Komunikimi me Llallën ka qenë më shumë se dy javë më parë dhe ankimimin ia kam paraqitur nëpërmjet familjarëve, bashkëshortes. Ka kohë që s’kam komunikuar drejtpërdrejt”, tha Hazizaj.

Pasi dëgjoi avokatin, trupa u tërhoq për të marrë vendim në lidhje me legjitimitetin e avokatit Hazizaj.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të gjykojë ankimimin kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që kishte vendosur në 16 Shkurt të këtij viti ndërprerjen e procesit të Vetting-ut për Adriatik Llallën, pasi ai u tërhoq nga e drejta për t’u rikthyer si gjyqtar në Gjykatën e Apelit, duke u larguar kështu nga sistemi i drejtësisë.

Do të jetë pikërisht ky Kolegj që do të vlerësojë nëse Llalla do t’i nënshtrohet ose jo procesit të Vetting-ut.

Trupa gjyqësore kryesohet nga Sokol Çomo, me relator Luan Dacin dhe tre anëtarët Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Ina Rama

Nis seanca për Lallën, ish-kryeprokurori shmang përballjen me Ina Ramën

Ka nisur seance në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për çështjen e ish kryeprokurorit Adriatik Llalla. Vëtë ish-kryeprokurori Llalla nuk është i pranishëm në seancë, por do të përfaqësohet nga avokati i tij Sokol Hazizaj.

Kolegji i Posaçëm Apelimit mori në shqyrtim çështjen e dorëzuar nga Komisioneri Publik, ku kërkohet që ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla t’i nënshtrohet vettingut.

Procesi ndaj Adriatik Llallës u ndërpre nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas dorëheqjes së ish-kryeprokurorit nga e drejta për t’u emëruar gjyqtar apeli dhe rrjedhimisht nga i gjithë sistemi i drejtësisë.

Verdikti u mor në atë kohë nga trupi gjykues i KPK me kryesues Roland Ilia dhe anëtarët Pamela Qirko dhe Olsi Komçi. Por, ky është rezultat i njëjtë sikurse edhe ai i një trupe tjetër gjyqësore të KPK, e cila po për shkak të dorëheqjes si gjyqtar kushtetues i ndërpreu vettingun edhe Besnik Imerajt.

Shtegu për dorëheqje në çdo kohë, që do të thotë shpëtim nga vettingu u hap pikërisht nga Gjykata Kushtetuese gjatë interpretimit të ligjit të rivlerësimit.

Dosjet e të dorëhequrve dhe të të papërshtatshmëve arkivohen, por nëse kërkohen nga prokuroria, atëherë ata i nënshtrohen edhe kontrollit penal.

Vettingu/Nesër Adriatik Llalla do të japë llogari para Ina Ramës

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla pak kohë më parë u tërhoq nga mundësia që të rifutej në sistemin e drejtësisë duke iu shmangur vettingut. Me këtë lëvizje u dha idea se ai i shpëtojë drejtësisë, por nuk është kështu sepse telashet nuk kanë të përfunduar për Adriatik Llallën.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk mund që të kryej hetime ndaj Adriatik Llallës, por Kolegji i Posaçëm i Apelimit sigurisht që mund të kryej. Ky komision ka regjistruar çështjen ndërsa seanca do të zhvillohet nesër më datë 16 maj në orën 10:00.

Sipas njoftimit të kolegjit të posaçëm të apelimit trupi gjykues kryesohet nga Sokol Como, por ajo që bie në sy është se ish-kryeprokurori Adriatik Llalla gjatë kësaj seance do të përballet edhe me ish-paraardhësen e tij, Ina Rama, e cila është pjesë se Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.Procesi ndaj ish-prokurorit të përgjithshëm u ndërpre nga komisioni i pavarur i kualifikimit pas dorëheqjes së ish-kryeprokurorit nga e drejta për t’u emëruar gjyqtar apeli dhe rrjedhimisht nga i gjithë sistemi i drejtësisë.

Largimi i Llallës nga drejtësia solli menjëherë dhe reagimin e ambasadorit amerikan i cili në një postim në twitter kujtonte se askush nuk mund t’i shpëtonte drejtësisë.

Ish-kryeprokurori, Adriatik Llalla gjatë kohës që ka qenë në krye të organit të akuzës është akuzuar shpesh nga ambasadori amerikan Donald Lu se nuk po lufton korrupsionin.

Madje, Llalla përveç kësaj është akuzuar gjithashtu edhe për korrupsion pasi pasuria e tij është rritur ndjeshëm gjatë kohës që ka qenë në krye të organit të akuzës. Vetëm pak ditë më parë, në kuadër të këtyre akuzave, Departamenti i Shtetit Amerikan e shpalli “non grata” ish-kryeprokurorin Llalla, duke e bëtë kështu të parin zyrtarë të larët që i ndalohet hyrja në SHBA për shkak të korrupsionit.

Por pavarësisht këtij fakti, ditët e fundit ndaj ish-kreut të organit të akuzës, Adriatik Llallës ka nisur një hetim për pastrim parash nga ana e Prokurorisë së Durrësit. Ndërkohë që në kuadër të këtij hetimi që ka ngritur Prokuroria e Durrësit po mblidhen informacione edhe nga ana e ILDKPI si dhe pranë zyrave noteriale për të verifikuar burimet e pasurisë së Llallës. TIRANA TODAY

Tags: AdriatikIna RamësjapëLlallallogariNeserparaVETTINGU

TË LIDHURA

Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj
Aktualitet

Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

10:36 | 09/08/2025
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 18 vatra të evidentuara gjatë 24 orëve të fundit, 7 prej tyre aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 18 vatra të evidentuara gjatë 24 orëve të fundit, 7 prej tyre aktive

09:46 | 09/08/2025
Policia e Shtetit rrethon News24, kërkon nxjerrjen me forcë nga ambientet. Gazetarëve u ndalohet hyrja në redaksi
Aktualitet

Policia e Shtetit rrethon News24, kërkon nxjerrjen me forcë nga ambientet. Gazetarëve u ndalohet hyrja në redaksi

08:23 | 09/08/2025
Next Post
Rriten temperaturat, ja si pritet të jetë moti sot

Shiu i lë vendin diellit, temperaturat do arrijnë rekord

Video/“Të keqen, mos më bjer në qafë”, del emri i ministrit në bisedën me ‘njeriun x’

Audio-përgjimi, Agron Xhafaj thyen heshtjen. Merr vendimin e papritur

“Kosova është Serbi”, befason Vuçiç: S’bëj lëshime, po më sulmojnë!

"Kosova është Serbi", befason Vuçiç: S'bëj lëshime, po më sulmojnë!

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

22:44 | 02/08/2025




TË FUNDIT

Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj
Aktualitet

Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

by mirseda
10:36 | 09/08/2025
0

Klajdi Mustaj është polici hero që mbrëmjen e kaluar shmangu një tragjedi në Fier falë ndërhyrjes së...

Fluks i lartë lëvizjesh në Kapshticë dhe Qafë Thanë

Fluks i lartë lëvizjesh në Kapshticë dhe Qafë Thanë

10:31 | 09/08/2025
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 18 vatra të evidentuara gjatë 24 orëve të fundit, 7 prej tyre aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 18 vatra të evidentuara gjatë 24 orëve të fundit, 7 prej tyre aktive

09:46 | 09/08/2025
Rusia sulmon bazën e naftës SOCAR në Odesa të Ukrainës

Rusia sulmon bazën e naftës SOCAR në Odesa të Ukrainës

09:12 | 09/08/2025
Policia e Shtetit rrethon News24, kërkon nxjerrjen me forcë nga ambientet. Gazetarëve u ndalohet hyrja në redaksi

Policia e Shtetit rrethon News24, kërkon nxjerrjen me forcë nga ambientet. Gazetarëve u ndalohet hyrja në redaksi

08:23 | 09/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com