Kryeministri Edi Rama prezantoi sot librin e tij ‘Kurban’ në Panairin e Librit në Itali. Por në këtë prezantim Ramës iu desh të përballej me 5 të rinj shqiptarë të cilët e pritën me parulla.
Shqiptarët me letra në duar tregonin një shtrëngim duarsh mes ministrit Marco Minniti dhe Ministrit të Brendshëm të vendit tonë, Fatmir Xhafaj. “Edi Rama, intelektual ne Evrope, diktator në Shqipëri”, shkruhej në një nga letrat.
Në këto pankarta shkruhej vetëm një frazë që i referohej dënimit të që i referohet dënimit prej më shumë se shtatë vitesh për trafikim droge të dhënë nga një gjykatë italiane për vëllanë e ministrit të brendshëm shqiptar.