Izet Haxhia, ish-truproja i Sali Berishës, do të ekstradohet sonte nga Turqia. Mëson se ai do të zbresë në Rinas, me një avion të Turkish Airlines. Haxhia ka shkaktuar shumë zhurmë me deklaratat e tij se do të vij në Shqipëri dhe do të flasë mbi ngjarjet që kanë tronditur opinion publik nga viti 1991 deri në vitin 1998. Pas deklaratave se është vetëdorëzuar në policinë turke dhe ka kërkuar ekstradimin drejt Shqipërisë.
Haxhia pas kaq vitesh në arrati do të prek tokën shqiptare. Deklaratat e tij kanë bërë shumë bujë por të shohim se çfarë do të dëshmojë në gjykatë.
Gjithmonë, Haxhia ka akuzuar Sali Berishën për vrasjen e Azem Hajdarit por dhe për shumë krime që sipas tij Berisha ka bërë në periudhën kur ka qenë President. Në të gjitha statuset e tij në rrjetin social “Facebook”, Haxhia ka deklaruar se po rikthehet në Shqipëri për të fundosur Sali Berishën dhe ta fus atë në burg. Personi më i pakënaqur me ekstradimin e Haxhia është Berisha, dhe me sa duket për të tani ka filluar numërimi mbrapsht sepse i ekstraduar pohon se do tregojë dëshmi të frikshme që implikojnë drejtpërsëdrejti Berishën me vrasjen e Azem Hajdarit.
Haxhia u arrestua në vitin 2006 në Turqi, por drejtësia turke nuk ishte shprehur ende për ekstradimin e tij, ndonëse pala shqiptare kishte bërë kërkesa të vazhdueshme në kohën kur në pushtet ishte Sali Berisha. Për 12 vjet me radhë gjykata turke kishte urdhëruar thjesht që ai të mos largohej jashtë vendit, ndërsa në shkurt të këtij viti befas u mor vendimi që ai të ekstradohet. Izet Haxhia është dënuar nga gjykata shqiptare me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, akuzë të cilën ai nuk e ka pranuar kurrë. Ekstradimi i tij në Shqipëri mund të çojë në hapjen e dosjes ‘Hajdari’.
Pak ditë pas vetëdorëzimit tek autoritetet turke, Haxhia ka zgjedhur në Shqipëri avokatin Fran Dashi, i cili do të mbrojë interesat e tij gjatë dhe pas ekstradimit. Sipas avokatit, Haxhia do të rigjykohet dhe dosja “Hajdari” do të rihapet. Ai gjithashtu shprehu bindjen se klienti i tij është i pafajshëm, dhe se pikërisht për këtë arsye kërkon një proces të rregullt ligjor, ndryshe nga ai i disa viteve më parë.