Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Dhuna në Vlorë/Zbardhet padia e arbitrit Tartari: Më rrahën në sy të policëve

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Dhuna në Vlorë/Zbardhet padia e arbitrit Tartari: Më rrahën në sy të policëve

Ngjarja në ndeshjen Flamurtari-Vllaznia ka qenë kryefjala e javës, përtej ndeshjeve dhe rezultateve të tyre sportive. Bujar Pregja, delegati zyrtar i kësaj ndeshjeje, tregon se çfarë ndodhi, bazuar edhe në raportin që i ka dërguar sot Komisionit të Disiplinës së FSHF-së.“Sinan Idrizi ishte personi që hyri shumë i nxehur në ambientet e dhomave të zhveshjes, i shoqëruar nga dy apo 3 truproja. Një apo dy nga këto persona e kanë goditur asistentin me grusht, të cilit i kanë shkaktuar edhe çarje në vetull. Në kohën kur është futur brenda edhe arbitri është tentuar ta godasin, por Sinani nuk e ka goditur. Për rrjedhojë ai goditi derën që u mbyll me forcë”, thotë Bujar Pregja.Sinan Idrizi, administratori i Flamurtarit ka një tjetër version të ngjarjes. “Unë doja të ç’tensionoja situatën pas asaj që ndodhi në fushë. Më gjeni një arbitër të dytë që bën të njëjtën gjë që bëri edhe ai, të shash me libër shtëpie atë që në Federatë nuk e durojnë dot. Në kuptimin klasik, kur një bastard që bastardizon futbollin fyen qytetin e Vlorës me libër shtëpie, sepse nuk isha vetëm unë. Nuk ka bërë ndonjëherë vaki që të zbresin të gjithë tifozët aty. Nuk ka qenë e vështirë t’i përmbaje tifozët, por thjesht nuk tolerojmë më. Ka kufij, është një lepur që shan me libër shtëpie dhe pastaj struket atje. Nuk di as të kërkojë ndjesë, të paktën”, shprehet Sinan Idrizi.Por, pavarësisht deklaratave verbale, Top Channel ka mundur të sigurojë kallëzimin penal të vet asistentit Ilir Tartari, përpara oficerit të policisë gjyqësore në ato momente.

“Pas takimit, unë sipas procedurës kam shkuar në vendin tim në mes të korridorit. Në këtë moment shfaqet presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi, i cili hyn pas meje nga dera kryesore dhe replikon me policët dhe i kërcënon që policia të mos bëjë asnjë veprim mbrojtës ndaj nesh. Në këtë moment duke replikuar me ata, vjen dhe më godet në fytyrë një person, i cili ishte i shoqëruar nga Sinan Idrizi. Menjëherë u krijua një rrëmujë dhe unë për t’u mbrojtur shkova në dhomën e arbitrave. Ndërsa isha duke shkuar atje, pa hapur derën, një tjetër person më godet me grusht, duke më çarë vetullën mbi syrin e djathtë. Pas kësaj u futa në derë dhe kthej kokën, e shoh Sinan Idrizin te dera, i cili tentoi të më qëllojë me shkelm, por nuk ia doli. Pas kësaj më shau e ofendoi. Unë kërkoj që personat që më goditën për shkak të detyrës sime si arbitër ndërkombëtar të ndiqen ligjërisht”, thotë në padi Ilir Tartari.Ndërkohë që ditën e sotme Inspektorët e Drejtorisë së Përgjithshme të Tiranës kanë zbarkuar në Vlorë për ngjarjen e rëndë që ndodhi pasditen e së dielës. Ende nuk ka një raport të plotë të policisë rreth ngjarjes që ndodhi pas ndeshjes Flamurtari-Vllaznia, ndërsa kallëzimi i bërë nga arbitri anësor, Tartari është për goditje për shkak të detyrës.

Tags: arbitritdhunapadiapolicëverrahënTartarivloreZbardhet

TË LIDHURA

Asllani huazohet në Turqi, mesfushori kuqezi firmos me Besiktas
Sport

Asllani huazohet në Turqi, mesfushori kuqezi firmos me Besiktas

20:03 | 30/01/2026
ZYRTARE/ Asllani zbarkon në Stamboll, firmos për Beshiktash
Sport

ZYRTARE/ Asllani zbarkon në Stamboll, firmos për Beshiktash

11:21 | 30/01/2026
Mbrëmje e madhe/ “Ethet” e Champions, 18 ndeshjet e fundit në fazën e ligës
Sport

Mbrëmje e madhe/ “Ethet” e Champions, 18 ndeshjet e fundit në fazën e ligës

18:54 | 28/01/2026
Next Post
27 maj në “San Siro”/Lamtumira e “mjeshtrit të madh” bën bashkë yjet e futbollit

27 maj në “San Siro”/Lamtumira e “mjeshtrit të madh” bën bashkë yjet e futbollit

Rama pranon gabimet: Disa zyrtarë e marrin rrogën kot, do ikin nga puna

Rama pranon gabimet: Disa zyrtarë e marrin rrogën kot, do ikin nga puna

Dëmtimi në kaviljen, ja kur parashikohet rikthimi i Ronaldos

Dëmtimi në kaviljen, ja kur parashikohet rikthimi i Ronaldos







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026




TË FUNDIT

Përmbytjet nga moti i keq, Gjermania jep 250 mijë paund për familjet e prekura
Bota

Përmbytjet nga moti i keq, Gjermania jep 250 mijë paund për familjet e prekura

by mirseda
22:26 | 30/01/2026
0

Ambasada Gjermane në Tiranë njofton se do të dhurohen 250 mijë paund për familjet e prekura nga...

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

21:58 | 30/01/2026
Elijona niset me urgjencë drejt spitalit pak minuta para nisjes së emisionit

Elijona niset me urgjencë drejt spitalit pak minuta para nisjes së emisionit

21:46 | 30/01/2026
Kthesë në luftën në Gaza: Izraeli pranon rreth 70 mijë viktima palestineze

Kthesë në luftën në Gaza: Izraeli pranon rreth 70 mijë viktima palestineze

21:43 | 30/01/2026
Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital

Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital

21:40 | 30/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com