Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“New York Times”: Vendet e korruptuara s’kanë vend në BE

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
“New York Times”: Vendet e korruptuara s’kanë vend në BE

Bashkimi Evropian dhe vendet që aderojnë për t’u bërë pjesë e familjes evropiane po gjenden midis sfidave sa të përbashkëta aq edhe të ndryshme. Vendet që kërkojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, kryesisht ato të Ballkanit Perëndimor janë të gjunjëzuara nga korrupsioni dhe krimi i organizuar.

Një ndër to është edhe Shqipëria e cila gjendet e mbërthyer nga shtetarë të korruptuar dhe krimi i organizuar ka depërtuar në instancat më të larta të shtetit.

Për këtë arsye, mjafton të përmendim, se mazhoranca aktuale akuzohet për një sërë aferash, ku më e bujshme është ajo e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, si i dyshuar për përfshirjen në trafikun e drogës Shqipëri-Itali. Gjithashtu, ai shërbente si mburojë e bandës së Habilajve e cila shumë shpejt do të dalë para drejtësisë italiane.

https://tiranatoday.com/caktohet-dataja-kur-mbahet-seanca-e-pare-per-banden-e-habilajve-cthuhet-per-tahirin/

Megjithëse Tahiri hoqi dorë nga mandati i deputetit, sipas opozitës ai ka marrë garanci nga kryeministri Rama për t’u mos u arrestuar, pasi sipas saj, koka e gjithë trafikut të drogës është Edi Rama.

Kjo është një nga pikat më delikate të Shqipërisë, të cilën BE po e monitoron nga afër për të gjykuar më pas nëse do të hapë negociatat me Shqipërinë apo jo, shkruan Tirana Today.

Nga ana tjetër, vetë Unioni po qëndron me sforco në këmbë, nisur nga rrymat e ndryshme ekstremiste por edhe vetë identiteti i tij që është në pikëpyetje.

Duke iu referuar kësaj panorame, “New York Times”  bën një analizë duke theksuar se Bashkimi Evropian duhet t’i shohë me pikatore të gjitha vendet që kërkojnë të anëtarësohen në BE dhe të mos bëjë të njëjtin gabim si në rastin e anëtarësimin e Rumanisë dhe Bullgarisë.

Shkrimi i plotë i “The New York Times”:

Shkakton jo pak nervozizëm dhe shqetësim të dukshëm tek anëtarët e vjetër të Bashkimit Evropian, që disa nga anëtarët e rinj në Evropën Qendrore, janë duke hedhur poshtë vlerat demokratike perëndimore, ndaj të cilave supozohet se ishin të përkushtuar kur iu bashkuan unionit.

Pezmatimi bëhet edhe më i madh kur Polonia dhe Hungaria, dy nga kundravajtësit më të dukshëm, janë ndër përfituesit më të mëdhenj të ndihmës së BE-së.

Prandaj nuk është habi, që kjo ka çuar në bisedime në Komisionin Evropian, burokracinë e Brukselit, mbi lidhjen e ndihmës financiare në buxhetin e ardhshëm 7-vjeçar, që hyn në fuqi në vitin 2021, me statusin e sistemit gjyqësor në vendet anëtare.

Ideja është se fokusimi tek një gjyqësor i pavarur, si një parakusht për një menaxhim të shëndoshë financiar, do të shmangte përshtypjen se Brukseli imponon vlerat e tij ndaj shteteve të pavarura. Është një koncept tundues. Financimi i bllokut, është i rëndësishëm për vendet e Evropës Qendrore.

Ai përbën 61 për qind të shpenzimeve të infrastrukturës në Poloni, dhe 55 për qind në Hungari; Rritja ekonomike e nxitur nga Bashkimi Evropian, ka qenë një faktor kryesor në popullaritetin e kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban. Por kjo nuk është një ide shumë e mirë.

Sanksionet financiare, kanë dëshmuar se kanë një ndikim të dobët në ndryshimin e sjelljes së një regjimi.

Rusia ka qenë nën sanksione gjithnjë e më të rrepta që nga marsi i vitit 2014, por Vladimir Putin nuk e ka ndryshuar sjelljen e tij.

Dhe megjithëse sanksionet reklamohen, ato në mënyrë të pashmangshme do të përforcojnë ndjenjën midis shumë vendeve të ish-bllokut sovjetik, se janë qytetarë të dorës së dytë në Union.

Jarosllav Kazinski i Polonisë dhe Orban i Hungarisë, pretendojnë se historia, identiteti dhe vlerat tradicionale të tyre ndodhen nën sulm nga një Perëndim liberal, i shurdhër dhe që mëton se di gjithçka – dhe më saktë, nga një burokraci e pa fytyrë e Brukselit.

Ata pa dyshim do të përdorin çfarëdolloj sanksioni, si një dëshmi për të forcuar më tej sundimin e tyre.

Çdo përpjekje për të përcaktuar, se cilat sisteme gjyqësore janë të papërshtatshme, do të shndërrohej shpejt në një përplasje politike, mbi standardet dhe përkufizimet e ndryshme.

Asnjë nga këto nuk do të thotë, që udhëheqësit në Evropën Qendrore apo kudo tjetër, janë të lirë të bëjnë si të duan.

Bashkimi Evropian, është i detyruar dhe brenda të drejtës të tij, t’i kërkojë të gjitha vendeve anëtare t’u përmbahen standardeve të saj demokratike, pa marrë parasysh historinë e tyre.

Por kjo duhet të bëhet duke bindur qytetarët e anëtarëve të rinj se të drejtat, dinjiteti dhe statusi e tyre si evropianë të plotfuqishëm, shkelen kur demagogët populiste i kufizojnë liritë e tyre apo sundimin e ligjit.

Mekanizmit ekzistues të Bashkimit Evropian, për ndëshkimin e vendeve që i largohen më shumë se ç’duhet vlerave evropiane, mund t’i mungojnë “dhëmbët”, por votimi i Parlamentit Evropian në nëntorin e vitit 2017, për të nxitur një masë disiplinore kundër Polonisë, ofroi mbështetje për kundërshtarët e politikave jo liberale të zotit Kazinski.

Blloku evropian ka pasur gjithashtu një sukses, me një mekanizëm bashkëpunimi dhe verifikimi të krijuar, për të monitoruar dhe mbështetur përpjekjet në Bullgari dhe Rumani në luftën kundër korrupsionit endemik. Përpjekje të tilla, duhet të zgjerohen dhe forcohen.

Transferimi i pasurisë nga të pasurit tek të varfrit në union, nuk ishte menduar asnjëherë si një bamirësi apo shpërblim, por si një mënyrë për ngritjen e nivelit ekonomik të anëtarëve të rinj, për të mirën e të gjithë bllokut.

Vendosja e kushteve politike për dhënien e kësaj ndihme, do të rrezikonte të shkaktonte efektin e kundërt – ngadalësimin e zhvillimit ekonomik, distancimin e njerëzve, forcimin e sundimtarëve populistë, dhe thellimin e mëtejshëm të përçarjes në Bashkimin Evropian.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: bekorruptuaranew york timesvendvendet

TË LIDHURA

Mbi 500 të infektuar me Covid çdo javë, shumica nuk kryejnë më teste
Aktualitet

Mbi 500 të infektuar me Covid çdo javë, shumica nuk kryejnë më teste

21:33 | 30/09/2025
“Ai mbante maskë anticovid dhe armë të gjatë, deshi të më qëllojë”, shoku i fëmijërisë rrëfen momentet e fundit të Elis Rroshkodolit
Aktualitet

“Ai mbante maskë anticovid dhe armë të gjatë, deshi të më qëllojë”, shoku i fëmijërisë rrëfen momentet e fundit të Elis Rroshkodolit

20:50 | 30/09/2025
Rama: Qendra e Mirëseardhjes në Sarandë, pika e parë e kontaktit për mijëra vizitorë
Politikë

Rama: Qendra e Mirëseardhjes në Sarandë, pika e parë e kontaktit për mijëra vizitorë

19:06 | 30/09/2025
Next Post
Negociatat me BE, 8 deputetë holandezë zbarkojnë në Tiranë

Negociatat me BE, 8 deputetë holandezë zbarkojnë në Tiranë

Podgoricë, dy të rinj humbin jetën në aksident

Podgoricë, dy të rinj humbin jetën në aksident

Paralajmërimi i fortë i Erdogan: E ardhmja e njerëzimit varet nga…

Paralajmërimi i fortë i Erdogan: E ardhmja e njerëzimit varet nga…

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

REZULTATET e Champions-it/ Fitojnë Interi dhe Bayerni, Liverpooli “digjet” në Stamboll
Sport

REZULTATET e Champions-it/ Fitojnë Interi dhe Bayerni, Liverpooli “digjet” në Stamboll

by mirseda
07:18 | 01/10/2025
0

Atletico Madrid, Bayern, Inter dhe Marseille kanë dhuruar spektakël në fushë, duke regjistruar fitore bindëse ndaj rivalëve...

Zelensky lëshon alarmin: Situata në termocentralin bërthamor të Zaporizhias është kritike

Zelensky lëshon alarmin: Situata në termocentralin bërthamor të Zaporizhias është kritike

22:35 | 30/09/2025
Panik në Ibiza të Spanjës, shirat e rrëmbyeshëm bënë që të mbyllen plazhet dhe shkollat

Panik në Ibiza të Spanjës, shirat e rrëmbyeshëm bënë që të mbyllen plazhet dhe shkollat

22:11 | 30/09/2025
Meloni: Rrezikon planin e Trump për dhënien fund të luftës, karvani i anijeve për në Gaza duhet të ndalet

Meloni: Rrezikon planin e Trump për dhënien fund të luftës, karvani i anijeve për në Gaza duhet të ndalet

21:45 | 30/09/2025
Mbi 500 të infektuar me Covid çdo javë, shumica nuk kryejnë më teste

Mbi 500 të infektuar me Covid çdo javë, shumica nuk kryejnë më teste

21:33 | 30/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com