Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Tërbohet Xhelal Mziu, presion gjirokastritëve të hapin portën

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Tërbohet Xhelal Mziu, presion gjirokastritëve të hapin portën

Kamza të shtunën luajti një ndeshje mjaft të rëndësishme përballë Luftëtarit, të cilën nuk arriti ta fitonte dhe të largoheshe nga fundi i tabelës. Por kjo ndeshje është luajtur edhe në tribunën VIP, aty ku drejtuesit gjirokastritë janë kërcënuar, madje u është bërë presion i hapur që ekipi të toleronte ndeshjen. Përveç ofendimeve të vazhdueshme dhe presionit veçanërisht në fundin e lojës ndaj presidentit të Luftëtarit, Grigor Tavo, më e rëndë ka qenë situata me dy zyrtarë të lartë të klubit: Gentian Nora dhe Harrallamb Tavo. Vetë shefi i klubit, Nora, tregoi ngjarjen në tribunë, para, gjatë dhe pas ndeshjes.

“Situata ishte mjaft e ndezur, madje mungesa e organizimit u duk që në fillim, kur nuk u lejuan të uleshin në tribunë familjarët e futbollistëve dhe bashkëshortet e tyre. Me ndihmën e delegatit u sheshua ky problem i vogël, por më pas u kërcënuam në mënyrë të pabesueshme në tribunën qendrore. Persona që qëndronin afër tribunës VIP erdhën na bënë presion që ne të detyronim ekipin dhe të linim ndeshjen në pjesën e dytë. Aty ndërhyri policia dhe një prej vëllezërve të presidentit të Kamzës. Situata u qetësua disi, por ky është një turp i madh. Ikëm nga stadiumi dhe e ndoqëm pjesën e dytë me tifozët tanë”, tregon Nora për Panorama Sport.PËRPLASJA – Pa filluar mirë takimi pati një sherr, që për pak precipitoi në tribunën VIP. Në momentin që ka ardhur në stadium kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, i shoqëruar nga presidenti i klubit, Naim Qarri, ka lindur një konflikt me delegacionin e ekipit mik. “Çfarë do ti këtu, edhe këtu më erdhe!”, ka qenë britma e Mziut ndaj një prej personave që ishte afër presidentit të Luftëtarit, Grigor Tavo.Më pas u mësua se kryebashkiaku e kishte me Artan Lazajn, një emër i njohur i gjyqësorit, i cili ka qenë edhe anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Lazaj njihet si tifoz i Luftëtarit dhe ndjek shpesh ndeshjet e skuadrës gjirokastrite. Kaosi mbizotëroi në tribunë për pak minuta, derisa me urgjencë erdhi një grup i gatshëm i forcave të rendit dhe rrethoi zonën ku qëndronin gjirokastritët. Në pushim të ndeshjes është larguar për pak minuta kryebashkiaku Mziu, ndërsa Lazaj dhe miqtë e tij nga Gjirokastra kanë qëndruar në tribunën VIP nën masa të rrepta sigurie, derisa përfundoi krejt takimi në Kamzë.

Tags: DytëgjirokastritëvelinindeshjenpjesëpresiontërbohetXhelal Mziu

TË LIDHURA

Kreu i FSHF-së,uron Vitin e Ri 2026:Mirënjohje për të gjithë kontributorët e zhvillimit të futbollit
Aktualitet

Kreu i FSHF-së,uron Vitin e Ri 2026:Mirënjohje për të gjithë kontributorët e zhvillimit të futbollit

11:00 | 31/12/2025
Ronaldo nuk fshihet, tregon objektivat: Nuk lë futbollin pa arritur 1000 gola
Sport

Ronaldo nuk fshihet, tregon objektivat: Nuk lë futbollin pa arritur 1000 gola

18:44 | 30/12/2025
Armand Duka nderohet me mirënjohjen “Përkrenarja e Skënderbeut” nga agjencia “Presheva Jonë”
Sport

Armand Duka nderohet me mirënjohjen “Përkrenarja e Skënderbeut” nga agjencia “Presheva Jonë”

19:30 | 27/12/2025
Next Post

Hipokrizia e antikomunistëve demokratë të kollarisur

Pas vdekjes, zbulohet letra e ish-presidenti të Santosit: Neymar na tradhtoi

Pas vdekjes, zbulohet letra e ish-presidenti të Santosit: Neymar na tradhtoi

Vlahutin: Ja kush merr azil në vendet e Evropës!

(Video) Vlahutin injoron politikanët: Populli shqiptar meriton Evropën







JU REKOMANDOJMË

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025




TË FUNDIT

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët
Aktualitet

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

by mirseda
22:39 | 31/12/2025
0

Nata e ndërrimit të viteve festohet në gjithë planetin dhe është një festë që bën bashkë anëtarët...

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

21:37 | 31/12/2025
Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

21:12 | 31/12/2025
Kosovë: Mashtrim me tendera, 15 të akuzuar për 4 mln euro dëm

Kosovë: Mashtrim me tendera, 15 të akuzuar për 4 mln euro dëm

20:46 | 31/12/2025
Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit

Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit

19:43 | 31/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com