Institucioni më i lartë i futbollit ka qenë në qendër të kritikave në ditët e fundit, pas gabimeve katastrofike të arbitrave në fushën e lojës. Vendimet e tyre të gabuara kanë vendosur edhe finalen e Champions League, pasinë rast se ata do të kishin vepruar “pastër” finalja do të ishte Bayern Munich-Roma.
Ndërsa tani thellohet më shumë skandali, ku mbeten edhe pak dit nga finalja e madhe e Kievit, me anë të një postimi në faqen zyrtare, UEFA ka përcaktuar edhe fituesin e këtij sezoni në Champions dhe zgjedhja e tyre ka qenë Liverpooli. Postimi është fshirë shumë shpejt nga faqja e tyre zyrtare.UEFA është përfshirë shpesh në akuza dhe hije skandali në shortet e tureve të kaluara, ku ka pasur gjithmonë dyshime për paracaktim ndeshjes. Më flagranti ishte shorti i gjysmëfinales së Champions League ku përmes një postimi në faqen e UEFA-s, pak momente përpara se të hidhej shorti, thuhej se Livepool do të ndeshet me Romën dhe ashtu ndodhi në të vërtetë.