Ish-futbollisti çek i Spartës së Pragës, Pavel Pergl është ndarë nga jeta në moshën 40-vjecare.
Ai është gjendur i vdekur në banesën e tij në Gjermani, teksa dyshohet se ka kryer vetëvrasje. Lajmin për ndarjen nga jeta të Pergl e ka bërë publik klubi i Spartës së Pragës përmes një njoftimi në faqen zyrtare.
“Një lajm shumë i keq për Spartan dhe tifozët e futbollit që dëgjojnë se ish lojtari ynë Pavel Pergl ka vdekur. Ai erdhi në Sparta si 10 vjeçar dhe ka luajtur 68 ndeshje për ekipin e parë”, thuhet në njoftimin e skuadrës çeke.