Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

A do të jetë vetëm Tahiri që do të shkojë për dhjamë qeni?!

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Makijazhi politik që fsheh mafien e pronave

Nga Andi Bushati/Saimir Tahiri, i cili u shfaq në publik për të thënë se nuk do e përdorte më mbrojtjen me imunitet që i ka ofruar prej gjashtë muajsh kryeministri dhe Partia Socialiste, e shfrytëzoi këtë akt për të shpallur dy beteja kryesore.

E para, ishte demaskimi i politikanëve që kanë drejtuar vendin në këtë çerek shekulli (afati kohor përfshin këtu edhe Edi Ramën) dhe që nuk kishin epërsinë morale për t’i bërë gjyqin atij. 

E dyta qe nisja e një rruge të gjatë si qytetar, tashmë pa koraca mbrojtëse, për të imponuar të vërtetën e tij.

Duhet thënë që në fillim se betejën e parë Saimir Tahiri e ka shumë të lehtë. Edi Rama, nuk mund ta imagjinojë ta quajë atë një “vemje të padenjë për racën njerëzore”, sepse gjithçka që ka ndodhur në kohën e ministrit më të suksesshëm të rilindjes, ka pasur edhe bekimin e tij.

Mbushja e parlamentit me banditë, uzurpimi i bashkive nga kriminelë në kërkim, favorizimi i bandave në kurriz të njëra -tjetrës, avionët e drogës dhe mohimi i ekzistencës së kanabisit, të gjitha mbajnë edhe vulën e Ramës.

Prandaj ai sot nuk ka, as përparësi morale dhe as alibi politike, për t’u distancuar nga ish-krahu i vet i djathtë.

Saimir Tahiri ka të drejtë edhe kur pretendon se këtë epërsi nuk e kanë as Luli me Saliun, që lanë të lulëzonte Lazarati, që i devijuan gjykimit për krimet e Gërdecit dhe 21 janarit, që shmangën proceset për abuzimet flagrante me rrugën e kombit.

Çdo qytetar, jo fanatik, teksa e ka dëgjuar të fliste dhe të përlotej, me siguri mund të ketë thënë: “askush nga ata nuk mund të hedhë gurin i pari”.

E njëjta gjë vlen edhe për çiftin në krye të LSI-së. Ata që për hir të pushtetit e pranuan gënjeshtrën se avionët qenkëshin mushkonja, ata që për drogën u kujtuan të flasin në fund të mandatit, sot nuk mund ta lënë përgjegjësinë tek një njeri i vetëm. Ilir Meta dhe Monika kanë qenë pjesë e atij koalicioni që e mbushi Shqipërinë me mariuhanë.

Pra në këtë kuptim, Saimir Tahiri, nuk është as e vetmja dele e zezë, as e vetmja kokë e denjë për t’u prerë, në atë parlament prej të cilit po largohet.

Nga faktet që ai solli, nga krahasimet që bëri, nga nervi që tregoi, ai me siguri do të ketë bindur shumëkënd për këtë.

Por, pikërisht këtu qëndron dhe dredhia e tij, sepse tani përpara Saimir Tahirit nuk shtrohet pyetja: “me kë je njësoj”, por një tjetër, ajo: “çfarë ke bërë ti”?

Sot publiku nuk do të dijë se sa të besueshëm janë “djajtë” që akuzojnë ish-ministrin, por se sa të vërteta janë lidhjet e tij me trafikantët, favorizimi i tyre, vënia e komisariatit të Vlorës në dispozicion të Habilajve, “Audi” enigmatik që herë e përdorte njëra palë dhe herë tjetra.

Dhe këtu Saimir Tahiri është i humbur. Këtu e vërteta dhe e drejta nuk do të anojnë më kurrë nga ana e tij. Edhe në qoftë se prokurorët nuk mbledhin dot fakte, edhe nëse gjykata nesër nuk e dënon dot me prova, ai ka marrë njëherë e përgjithmonë damkën e ministrit të brendshëm që kanabizoi të gjithë vendin.

Për cilindo qytetar ai është shefi i uniformave blu që e fshehu deri në fund ekzistencën e avionëve të drogës, që në vend që t’i dëgjonte akuzat e Dritan Zaganit, burgosi atë dhe mbrojti trafikantët, që i vazhdoi lidhjet me kushërinjtë vlonjatë edhe pasi opozita e denoncoi këtë marrëdhënie okulte, që i shpërfilli të vërtetat e kritikëve vendas, duke i fryrë borive të ‘frontit të së keqes”, që e mbushi policinë me njerëz të inkriminuar, gjysmat e të cilëve sot i ka larguar pasardhësi i tij dhe gjysma tjetër i fshehën fletarresteve të prokurorisë.

Në këtë bilanc të fundmë, rezulton se përpara se të bënte detyrën që kishte marrë përsipër, atë të ‘policit” që gjurmon dhe neutralizon të keqen, Tahiri ka bërë avokatin e saj. Në vend që t’i luftonte ai ka qenë prodhuesi i alibive për trafikantët.

Dhe në këtë pikë, ai e ka të humbur betejën edhe me të vërtetën edhe me historinë. Prandaj ai i dredhoi sot përballjes me to, duke e fokusuar fjalën e fundit si politikan, tek “djajtë” që janë të padenjë për ta anatemuar. (Lapsi.al)

Tags: dhjamjeteqenishkojëTahirivetem

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
Kikia ‘tërbohet’ me mediat: Ndaloni përdhosjen historisë me antishqiptarin Olsi Jazexhi

Kikia ‘tërbohet’ me mediat: Ndaloni përdhosjen historisë me antishqiptarin Olsi Jazexhi

I suksesshëm por jo i pamposhtur, Ilir Latifi zbulon kundërshtarin e radhës

I suksesshëm por jo i pamposhtur, Ilir Latifi zbulon kundërshtarin e radhës

“Corriere dello Sport” kryqëzon UEFA-n: Krimi i përsosur i futbollit

“Corriere dello Sport” kryqëzon UEFA-n: Krimi i përsosur i futbollit

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025




TË FUNDIT

Humbën në zonën e LLogarasë, shpëtohen dy turistë italianë
Aktualitet

Humbën në zonën e LLogarasë, shpëtohen dy turistë italianë

by mirseda
08:42 | 30/07/2025
0

Dy turistë italianë që kishin humbur orientimin gjatë një ecjeje në natyrë në zonën malore pranë fshatit...

Bien aksidentet në qershor, kujdes nga të rinjtë, “përplasen” më shumë

Bien aksidentet në qershor, kujdes nga të rinjtë, “përplasen” më shumë

08:35 | 30/07/2025
Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

08:31 | 30/07/2025
Analiza: Pse turbulencat në aeroplan po bëhen më të shpeshta dhe më të rënda

Analiza: Pse turbulencat në aeroplan po bëhen më të shpeshta dhe më të rënda

08:29 | 30/07/2025
Parashikimi i motit 30 Korrik 2025, vranësira dhe reshje shiu

Parashikimi i motit 30 Korrik 2025, vranësira dhe reshje shiu

08:23 | 30/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com