Një efektiv policie është gjetur i pajetë këtë të enjte në ujërat e lumit Kir të Shkodrës. Burime paraprake thonë se viktima është Dedë Shkalla, 52-vjeç. Ai mësohet se ishte punonjës i zyrës operacionale të Policisë së Shkodrës.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes së rëndë. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e saj