Ministri i Energjisë dhe i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri tha se nuk i trembet paralajmërimit të kryeministrit Rama për ndryshime në qeveri në muajin shtator. I ftuar në studion e lajmeve të Ora Neës, Gjiknuri deklaroi se të gjithë ministrat janë në provë, pasi mandat për të qeverisur ka kryeministri dhe jo ministri.
“Nuk ka ndonjë gjë të jashtëzakonshme këtu, sepse çdo ministër është në provë. Ministri është aty për shkak të vullnetit të kryeministrit, nuk ka ndonjë mandat të veçantë. Mandat ka kryeministri së bashku me ekipin e tij dhe kryeministri ka të drejtë të bëjë ndryshime sa herë që e shikon ai të nevojshme, madje pa dhënë asnjë shpjegim,” deklaroi Gjiknuri.