Një tjetër anëtarë i gjykatës Kushtetuese do të kalojë nëpër rrjetën e vetingut , gjyqtari Fatmir Hoxha, anëtari i katërt i këtij institucioni që pritet të kalojë në sitën e vetingut.
Me 7 maj është vendosur të mbahet seanca dëgjimore për vlerësimin e figurës së tij, ndërsa trupa gjykuese përbëhet nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Alma Faskaj.
Aktualisht presin që të kalojnë në filtrin e vettingut edhe tre anëtarë të tjerë të kësaj gjykate, ndërkohë që njëri prej tyre ngeli në Shkallën e Parë.
Pas dorëheqjes së Besnik Imerajt dhe shkarkimit të Fatos Lulos dhe nëse do të kemi dhe shkarkimin e Altina Xhoxhaj, Gjykata Kushtetuese nuk do të mund të funksionojë më.
Kujtojmë që më herët procesit te vetingut iu nënshtrua Fatos Lulo, Vitore Tusha dhe Altina Xhoxhaj. Për këtë të fundit KPK kërkoi më shumë kohë për të llogaritur shifrat e llogarisë së saj.
E vetmja që ka kaluar vettingun deri më tani është Vitore Tusha , ndërkohë që Gjykata Kushtetuese ndodhet në një situate kritike.