Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Euro në pikiatë, vendos tjetër rekord

7 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Euro do marrë fronin, si do “fluturojë” në pak kohë

Monedha e përbashkët ka shënuar një tjetër rënie gjatë ditës së sotme në tregun e brendshëm valutor. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye me 128.74 lekë, me një rënie prej 0.12 lekësh në krahasim me të premten e javës së kaluar, duke vendosur një rekord të ri të 10 viteve të fundit. Ky është niveli më i ulët që nga shkurti i vitit 2009, teksa më pak monedha e përbashkët vetëm u forcua, për të arritur në nivelin më të lartë prej 142.65 lekësh në qershor 2011.

Euro më pas mbeti në nivelet e rreth 139-140 lekëve për një periudhë 5 vjeçare, teksa filloi rënien që në gjysmën e dytë të vitit 2016 (si rrjedhojë e shtimit të flukseve informale të valutës), duke zbritur aktualisht nën kuotën e 129 lekëve. Aktorët e tregut pohojnë se dy vitet e fundit janë shtuar flukset hyrëse të valutës nga burime formale (turizmi, investimet) dhe informale (paratë ilegale që po kanalizohen në ndërtim.

Një tjetër faktor që e ka nënçmuar më shumë euron dy muajt e fundit lidhet me politikën e deeuroizimit të Bankës së Shqipërisë, që synon uljen e përdorimit të euros, duke dekurajuar kursimet dhe kredinë në këtë monedhë. Të dhëna të tjera të Bankës së Shqipërisë të publikuara sot bënë të ditur se vetëm në dy muajt shkurt dhe mars të këtij viti stoku i depozitave në valutë është reduktuar me rreth 80 milionë euro, që janë larguar nga bankat.

Gjatë ditës së sotme kanë rënë të gjitha monedhat. Dollari u nënçmua me 0.34 lekë në 106.2 lekë, pasi kishte disa ditë me rritje, ndonëse në bursa ai ishte sërish në forcim, duke treguar për një nivel relativisht të fortë të lekut. Ndërsa euro në bursat ndërkombëtar vijon të jetë e dobët, duke zbritur në 1.2 USD, një tjetër faktor që ka ndikuar në tendencën e tregut të brendshëm.

Ekspertët e këmbimit valutor pohojnë se në rënien e ditës së sotme ka ndikuar koha e mirë, që ka nxitur turistët, teksa një fluks i lartë i shtetasve nga Kosova kanë ardhur për plazh në fundjavë.

Aktorët e tregut pohojnë se euro pritet të vazhdojë të jetë e dobët edhe në muajt në vijim, si rrjedhojë e efekteve sezonale, që lidhen me ardhjen e turistëve dhe emigrantëve që rrisin ofertën për valutë në tregun e brendshëm. TIRANA TODAY

Tags: europikiaterekordtjetervendos

TË LIDHURA

Meçe: Zgjedhjet në Tiranë mund të mbahen më 9 nëntor, dekreti i Begajt është pezulluar
Politikë

Meçe: Zgjedhjet në Tiranë mund të mbahen më 9 nëntor, dekreti i Begajt është pezulluar

21:50 | 16/10/2025
Vdekja e punëtorit në Lezhë, Gjin Gjoni: Humbje jete për shkak të babëzisë dhe pakujdesisë
Aktualitet

Vdekja e punëtorit në Lezhë, Gjin Gjoni: Humbje jete për shkak të babëzisë dhe pakujdesisë

20:45 | 16/10/2025
Florjan Binaj: Tirana të zgjedhë mes korrupsionit e njerëzve të ndershëm
Politikë

Florjan Binaj: Tirana të zgjedhë mes korrupsionit e njerëzve të ndershëm

19:48 | 16/10/2025
Next Post
Berisha mbron gjyqtarin Lulo dhe numëron pasuritë e çiftit Rama

“Hijet e zeza që e ndoqën Ramën në Berlin”, Berisha hedh dritë mbi 2 incidentet në Bundestag

Video/ Dy gëzime në një muaj, Princi William dhe Kate Middleton festojnë 7-vjetorin e martesës

Video/ Dy gëzime në një muaj, Princi William dhe Kate Middleton festojnë 7-vjetorin e martesës

Drama e familjes Nelaj/Të zbathur, të uritur, të sëmurë!

Drama e familjes Nelaj/Të zbathur, të uritur, të sëmurë!







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Shqipëria merr kritika, por kuqezinjtë janë më mirë se para Europianit
Sport

Shqipëria merr kritika, por kuqezinjtë janë më mirë se para Europianit

by mirseda
21:52 | 16/10/2025
0

Shqipëria arriti të fitonte ndaj Jordanisë në miqësore me rezultatin 4-2, duke e çuar në këtë mënyrë...

Meçe: Zgjedhjet në Tiranë mund të mbahen më 9 nëntor, dekreti i Begajt është pezulluar

Meçe: Zgjedhjet në Tiranë mund të mbahen më 9 nëntor, dekreti i Begajt është pezulluar

21:50 | 16/10/2025
Trump, 2 orë me Putin në telefon: Takohemi në Budapest për fundin e luftës në Ukrainë

Trump, 2 orë me Putin në telefon: Takohemi në Budapest për fundin e luftës në Ukrainë

21:35 | 16/10/2025
Ministri i Jashtëm i Izraelit ndan lajmin: Kalimi kufitar i Rafah-ut do të hapet të dielën

Ministri i Jashtëm i Izraelit ndan lajmin: Kalimi kufitar i Rafah-ut do të hapet të dielën

20:47 | 16/10/2025
Vdekja e punëtorit në Lezhë, Gjin Gjoni: Humbje jete për shkak të babëzisë dhe pakujdesisë

Vdekja e punëtorit në Lezhë, Gjin Gjoni: Humbje jete për shkak të babëzisë dhe pakujdesisë

20:45 | 16/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com