Nga ngjarja në Francë, ku një shqiptarë nga Gjakova, u ekzekutua kanë dalë detaje të reja.
Shqiptar, u ekzekutua me pushkë nga fqinji i tij mbrëmjen e së mërkurës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:45 në një ndërtesë të vogël banimi në rrugën “Rue des Juifs”, në lagjen Dornach.
Ndërkohë që behët e ditur se i vrari është S. N. nga Gjakova, i cili ka jetuar në France prej 19 vitesh, ndërkohë që autori i krimit është një algjerian, i cili ndodhet ende në arrati, derisa për policinë franceze është i njohur.N. ka lënë pas tij gruan, dy djem të moshës 6 dhe 4-vjeçare, si dhe një vajzë 2-vjeçare. Ai ishte larguar gjatë luftës nga Kosova, punonte në ujësjellës dhe ka ndihmuar shumë shqiptarë për të gjetur punë dhe për t’u integruar.
Fqinjët dhe familjarët tregojnë se ai ishte një patriot i madh. Algjeriani e ka qëlluar në gjoks, dhe shqiptari nuk ka arritur t’iu shpëtojë plagëve.
Autori e kishte qëlluar me gjakftohtësi shqiptarin me tre plumba dhe gjithë ngjarja është zhvilluar sy të familjes, gruas dhe fëmijëve. Menjëherë pas ngjarjes është lajmëruar ambulanca të cilin e ka dërguar në spital.
Mjekët, e kanë patur të pamundur ta shpëtojnë shqiptarin pasi një plumb i kishte prekur zemrën gjë e cila e ka bërë që të mos i mbijetojë plagëve të marra.
Autoritet franceze, kanë bastisur shtëpinë e dorasit, duke gjetur armë, pasaporta të ndryshme.
Gjithashtu sipas një të afërmi të tij, ai ishte ankuar disa herë në polici për fqinjin e tij, por asnjëherë kërkesa e tij nuk ishte marrë seriozisht.