Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Basha ndjehet padron, Berisha si qeni i tij më besnik

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Basha ndjehet padron, Berisha si qeni i tij më besnik

Nga Mero Baze/ Sali Berisha ka dalë sot publikisht për të shuar çdo dyshim se është në dispozicion qoftë dhe si truprojë për Lulzim Bashën, një ditë para një Kuvendi të pazakontë të PD, ku do miratohen ndryshime në statut, që mbrojnë Bashën nga kundërshtarët në parti.

Meqë shumica e kritikëve të Bashës kanë mbështetur shpresën tek Berisha, ai doli që sot për t’u treguar se mes tyre dhe Bashës, ai është me Bashën.

Deri këtu nuk është se ka ndonjë gjë të re.

Por Berisha shkoi dhe më tej, duke kërkuar që kritikët e Bashës duhet t’i nënshtrohen një standardi poshtërues nga ai dhe kur janë në të drejtën e tyre. Rasti i Majlinda Bregut është shumë ilustrues.

Zonja Bregu ka fituar me konkurrim një post të rëndësishëm evropian, duke konkurruar me ish- kryeministra dhe ministra rajonalë, dhe PD ka bërë një gjest primitiv, duke e sulmuar që në fillim dhe duke mos e uruar, as kur fitoi.

Sali Berisha i vuri vulën këtij procesi denigrues, duke e quajtur legjitim, pasi sipas tij, Bregu nuk i ka marrë leje Lulzim Bashës për këtë kandidim.

Sikur Lulzim Basha të kishte përgjegjshmërinë e një lideri, Majlinda Bregu nuk do të kandidonte në atë post, pasi do ishte deputete. Basha e përjashtoi atë pa paralajmërim nga partia, pa pasur ndonjë konflikt publik me të, përveç pikëpamjeve të ndryshme që kishin rreth qëndrimit të Bashës ndaj kërkesave të BE, për hyrjen në zgjedhje.

Si e tillë, Majlinda Bregu nuk ka kandiduar si një rebele e opozitës, por si një e përjashtuar nga partia prej kryetarit të opozitës. Dhe sikur të donte Bregu të merrte leje, nuk kishte kush t’ia hapte telefonin.

Së dyti, ideja që dikush duhet të lidhë jetën dhe personalitetin e tij me tekat e një karabushi si Lulzim Basha, është shumë denigruese si mentalitet. D.m.th një njeri që të ka ndërprerë karrierën në mënyrë brutale, që të ka poshtëruar publikisht dhe të ka konsideruar armike, duhet të ketë në dorë dhe mbijetesën tënde. Vetëm një komunisti si Sali Berisha mund t’i shkojë mendja, se njeriu duhet ta lidhë gjithë jetën me fatin e partisë, dhe kur ajo të vret, sipas sindromës së Kadri Hazbiut, që “edhe po më vrau, partia ime më vret”.

Por ajo që është më kryesorja në këtë histori, është se Berisha shpiku një gënjeshtër për të justifikuar Bashën dhe sjelljen e ndyrë të PD ndaj Bregut. Ai thotë që emërimi i Bregut është vepër e qeverisë, ndërkohë që në fakt konkurrimi dhe emërimi saj është dështimi i opozitës. Lulzim Basha nuk la gjë pa thënë kundër saj në Bruksel apo tek komisioneri Hahn, por ata bënë të kundërtën e asaj që kërkoi ai. Mbi të gjitha, emërimi është meritë e Bregut, pasi ajo ka konkurruar në atë post me ish- kryeministra dhe ministra të tjerë të rajonit, ndërsa qeveria ka dhënë rekomandim pozitiv, pasi ishte kandidatura shqiptare, ndryshe nga vreri që volli opozita. Duke qenë vetë një njeri zemërzi, që nuk do ta kishte dhënë kurrë pëlqimin për dikë që nuk është ushtar i tij, Berisha me këtë rast, po përpiqet të mbulojë dhe të vërtetën e baltës që vetë PD hodhi kundër Bregut në këtë konkurrim.

Por e gjitha kjo tani është një histori e qartë. Të gjithë kanë zgjedhur njerëzit e vet në PD. Europa ka zgjedhur Bregun, ndërsa Berisha ka zgjedhur Bashën. Dhe këto dy zgjedhje ndryshojnë nga fakti se Europa e ka zgjedhur Bregun si vlerë, ndërsa Berisha  e ka zgjedhur Bashën, si qeni të zotin, për t’i qëndruar besnik. Dhe sot është shndërruar në një zagar besnik të tij, që leh kundër çdokujt që i kalon afër, se mos ja prek./TEMA/

Tags: bashaBerishabesniki tijndjehetpadronqeni

TË LIDHURA

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Next Post
Çmimi i bukës mund të rritet sërish

Çmimi i bukës mund të rritet sërish

Nis bllokimi i pikave të karburanteve të “Gulf”

Nis bllokimi i pikave të karburanteve të “Gulf”

Napoli “thyhet” në Firence, Simeone i dhuron titullin Juves (Video)

Napoli “thyhet” në Firence, Simeone i dhuron titullin Juves (Video)







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com