Lionel Messi nuk ka mundur të jetë i pranishëm në konferencën e lamtumirës së Andres Iniestas, i cili do të largohet në fundin e këtij sezoni nga Barcelona. Por me anë të një postimi në “Instagram” ka treguar të gjithë dashurinë dhe respektin që gëzon për shokun e Skuadrës. Në mesazhin e tij, të shoqëruar nga disa fotografi të të dyve së bashku, Leo tregon falënderimet e tij për Iniesta, për kohën e jetuar bashkë brenda dhe jashtë fushës, duke e përshkruar si “privilegj”, që kanë luajtur në të njëjtën skuadër.
“Andres, ju falënderoj për të gjitha këto vite të futbollit. Ishte një privilegj për ta shijuar këtë sport me ju dhe të kalojnë shumë momente të paharrueshme së bashku. Unë ju uroj gjithë të mirat në këtë fazë të re, në sport dhe në jetë. Ju jeni një fenomen, brenda dhe jashtë fushës. Ju do të na mungoni!”
Mungoi në konferencën e lamtumirës, Messi: Do të na mungosh
Në konferencë ka munguar Messi dhe Suarez dhe komunikimi nga ana e Barcelonës ishte se kanë angazhime personale. Ndërsa nga ajo që raportojnë mediat spanjolle, mungesa e Leo Messit ishte për shkak se argjentinasi kishte një takim për të rinovuar pasaportën e tij, të gruas dhe fëmijëve.