Skandali që publikoi sonte revista investigative amerikane Mother Jones për lidhjet e LSI-së dhe të Ilir Metës me oligarkun rus për lobime në SHBA është i detajuar duke përmendur edhe emrat e atyre që u morën drejtpërdrejtë me këtë lobim.
Revista Mother Jones shkruan se ishte ish-ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo i cili lidhi Metën me Grupi McKeon dhe oligarkun rus.Gjithashtu, në shkrim thuhet se Tavo vizitoi Shtetet e Bashkuara në fund të prillit 2017, disa ditë përpara se parlamenti shqiptar të zgjidhte Meta presidentin e vendit, duke shtuar se ishte ky i fundit që miratoi pagesën prej 15,000 $ nga LSI tek Grupi McKeon.
“Ish-ministri i Shëndetësisë për LSI-në, Vangjel Tavo, e ka lidhur partinë në Fidetzis dhe se më vonë Tavo miratoi pagesën prej 15,000 $ nga LSI tek Grupi McKeon.
Një doktor dhe një anëtar i pakicës greke të Shqipërisë, Tavo vizitoi Shtetet e Bashkuara në fund të prillit 2017, disa ditë përpara se parlamenti shqiptar të zgjidhte Meta presidentin e vendit.
Ai ishte në Uashington në ditët kur McKeon planifikoi takime me anëtarët e Kongresit në emër të Dorelita,” shkruan Mother Jones.
https://tiranatoday.com/skandalmother-jones-edhe-ilir-meta-i-lidhur-me-oligarkun-rus/
Në janar 2017, McKeon Group nënshkroi një kontratë prej 15,000 dollarësh në muaj me LSI-në, partinë e tretë politike në Shqipëri, që të lobonte në emër të saj në Uashington dhe të promovonte kreun e saj Ilir Meta, i cili asokohe ishte kryetari i parlamentit. TIRANA TODAY