Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Mediat gjermane: Sinqeriteti pezulloi Mavrajn nga ekipi i Hamburgut

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Mediat gjermane: Sinqeriteti pezulloi Mavrajn nga ekipi i Hamburgut

Mërgim Mavraj është duke bërë një pauzë në karrierën e tij, pasi është përjashtuar nga ekipi i parë i Hamburgut në Bundesligën Gjermane dhe është dërguar në ekipin e dytë. Por qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare nuk ka pranuar të stërvitet pasi trajneri i ekipit nuk ka licencën e duhur nga UEFA për të stërvitur profesionistë. Eksperienca e Mavrajt tek ekipi gjerman ka përfunduar dhe në fundin e sezonit pritet që ai të largohet dhe të kërkojë një ekip të ri.Trajneri Christian Titz deklaroi se e kishte pezulluar Mavrajn për gjendjen e tij fizike dhe se nuk e binde në formën që kishte treguar. Pas këtij prononcimi nuk kemi pasur asnjë sqarim për këtë situatë, pasi edhe shtatlarti kuqezi nuk ka pranuar të flasë as për mediat gjermane e shqiptare.

Por mediat pranë klubit të Hamburgut kanë zbuluar se trajneri Titz nuk ka dhënë arsyet e vërteta të përjashtimit të Mavrajt dhe brazilianit Walace nga ekipi i parë. Zbulohet se të dy futbollistët duke parë kalvarin e rezultateve negative kanë dalë kundër trajnerit duke u treguar të sinqertë dhe e kanë etiketuar si të paaftë për të shpëtuar ekipin nga rënia nga Bundesliga. 31-vjeçari shqiptar dhe 23-vjeçari brazilian e kanë shprehur diçka të tillë dhe te drejtuesit e klubit dhe aty ka nisur i gjithë problemi me të dy.Mavraj ka luajtur këtë sezon 17 ndeshje me ekipin gjerman, të gjitha si titullar, ndërsa ka qëndruar 6 herë në stol. Ai nuk po grumbullohet më nga trajneri i HSV-së, pasi rrugët janë ndarë mes tyre. Ekipi i HSV-së po kalon sezonin më të keq në gjithë historinë, pasi mund të bjerë nga Bundesliga për herë të parë. Në fakt, duket se nuk ka asnjë shpëtim për të.

Tags: ekipigjermaneHamburgutMavrajnMediatpezulloiSinqeriteti

TË LIDHURA

Interesim i jashtëzakonshëm për Kombëtaren, mbi 10 mijë kërkesa për bileta
Sport

Interesim i jashtëzakonshëm për Kombëtaren, mbi 10 mijë kërkesa për bileta

16:14 | 18/03/2026
Mund të sfidojë Shqipërinë në Play Off të Botërorit, lista e Suedisë
Sport

Mund të sfidojë Shqipërinë në Play Off të Botërorit, lista e Suedisë

15:44 | 18/03/2026
Pritet të ftohet nga Sylvinho, Seferi “pushton” Turqinë
Sport

Pritet të ftohet nga Sylvinho, Seferi “pushton” Turqinë

12:42 | 17/03/2026
Next Post
(VIDEO) Furgoni përplas turmën e njerëzve në Kanada, disa të plagosur

(VIDEO) Furgoni përplas turmën e njerëzve në Kanada, disa të plagosur

Skandal/Sendet në fushë dhe sharjet në kor ndërpresin ndeshjen (Video)

Skandal/Sendet në fushë dhe sharjet në kor ndërpresin ndeshjen (Video)

1952/Kur Enver Hoxha drejtonte Shqipërinë me parti injorantësh

1952/Kur Enver Hoxha drejtonte Shqipërinë me parti injorantësh







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

08:57 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë
Bota

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë

by mirseda
22:51 | 19/03/2026
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se bashkëpunimi mes Izraelit dhe SHBA-së është “e vetmja mënyrë për...

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

22:43 | 19/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com