Ish-ministri Tahiri i është përgjigjur një liste të gjatë më pyetje në studion e Arian Çanit. Ai në asnjë moment gjatë intervistë nuk e ka hedhur poshtë kreun e qeverisë Edi Rama.
Në çdo pyetje që kishte lidhje me të, edhe pse kishte një ftohtësi në përgjigje, ai sërish nuk e ka hedhur poshtë shefin e tij.
Pjesë nga intervista:
Çfarë të bën të ndihesh keq kur vjen në një studio televizive?
Ndoshta pamundësi për të mos dhënë një përgjigje si duhet.
Çfarë ta ngre ty temperaturën këtu në Shqipëri?
Nuk më vjen t’i vë gishtin njërës por e enjtja e Parlamenti është një ndër to.
Çfarë mendon se i mungon këtij vendi dhe që Rama nuk e përmend asnjëherë?
E kam shumë të vështirë të gjej një gjë që ai nuk e ka bërë ai ndonjëherë në fjalimet e veta.
Ta them unë?
Po.
Fjalën paqe nuk e ka përmendur.
E ka përmendur nëpër fjalimet e tij por ndoshta në mënyra të tjera.
Nga se të ngrihen qimet e kokën përpjetë në PS?
Sot e kam më të thjeshtë të komunikoj me socialiste të thjeshtë sesa me elitën. Dhe më vjen keq pse nuk kemi komunikuar me ta më shumë.
Cilin grup politik nuk e honeps dot fare?
Nuk kam mllef për karkën.
Cili grup politik të bën të marrësh ilaçe për t’u qetësuar?
Asnjëra.
Cila parti politike të bën alergji?
Asnjëra.
Çfarë të ka lënë mbresa si puna në ministër?
Sinergjia që kam pasur me bashkëpunëtorët.