Kreu i partisë demokratike Lulzim Basha nuk ishte i pranishëm në takimin me shefen e politikës së jashtmen Mogherini, e cila erdhi në Shqipëri më një mision për dorëzimin e progres raportin dhe rekomandimin e KE për hapjen e negociatave.
Por bëhet me dije se kryedemokrati dhe Mogherini do të zhvillojnë një takim të shkurtër në Rinas.
“Kryedemokrati do te zhvilloje një takim në Rinas me shefen e politikes së jashtme të BE. Ky takim do të jetë para se Mogherini të largohet nga Tirana, ndërkohë që Basha kthehet nga Gjermania rreth orës 13:30, ku ishte për të lobuar për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.