Nuk kanë të ndalur problemet brenda Lëvizjes Socialiste për Integrim. Sot në një deklaratë të përbashkët pesë këshilltarë të Bashkisë Lezhë janë larguar nga forcat politike që përfaqësonin dhe janë bashkuar me Partinë Socialiste. Mësohet se 3 këshilltar të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe dy të partive të tjera të vogla, kanë vendosur që të largohen nga forcat politike që përfaqësonin dhe t’i bashkohen PS-së.
Një precedent që ka detyruar kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin që të vijojë një riformatim të strukturave të partisë në të gjithë vendin. Fakti që shqetëson më shumë tek LSI-ja është se këshilltarët që largohen nga kjo parti dhe i bashkohen kundërshtarit politik siç është Partia Socialiste.
Emrat e këshilltarëve që iu bashkuan Partisë Socialiste janë; Ferdinad Ndoj LSI,Hasan Muça LSI,Agim Doda LSI,Ndrek Gazulli PAK,Erind Ndreca G-99.