Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Lufta e re e Ftohtë po zë fill nga Siria

8 vjet ago
in Të Gjitha
Lufta e re e Ftohtë po zë fill nga Siria

Nga Dmitri Trenin, “Foreign Policy”/Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha kohët e fundit se Lufta e Ftohtë ishte rikthyer me një hakmarrje, por edhe me një ndryshim. Ky është një konstatim i saktë, por shumë i  vonuar.

Përplasja e re midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, e filluar që në vitin 2014 dhe e përshkallëzuar që atëherë, kulmoi me sulmet mbi regjimin sirian të udhëhequra nga SHBA-ja, për të cilat administrata Trump fajësoi qeverinë siriane dhe aleatët e saj rusë, dhe u zotua t‘i vazhdojë për një kohë të pacaktuar, nëse do të jetë e nevojshme.

Nga ana tjetër, presidenti rus Vladimir Putin u përgjigj se sulmet ishin një “akt agresioni”, që do të “ketë një efekt shkatërrues në të gjithë sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare”. 

Kësisoj, përplasja e re mes Uashingtonit dhe Moskës, ka arritur kështu në fazën e parë të “krizës raketore” të vitit 1962.

Mënyra se si trajtohet ajo – nëse do të prodhojë apo jo një përplasje të drejtpërdrejtë ushtarake midis forcave të armatosura të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë – do të ketë rëndësi për tërë botën.

Fillimisht Lufta e Ftohtë, ishte shumë e ndryshme nga konfrontimi i sotëm mes Uashingtonit dhe Moskës. Sot nuk ka më simetri, balancë apo respekt ndërmjet palëve.

Nuk ka as edhe një frikë të rritur të Apokalipsit bërthamor, i cili ka tanimë efektin paradoksal të të qenit shumë më e lehtë për të rrëshqitur përtej pikës së moskthimit.

Ndryshe nga Bashkimi Sovjetik, Rusia trajtohet si një shtet bandit. Në këtë garë shumë të pabarabartë, Shtetet e Bashkuara e kanë përjashtuar në thelb mundësinë e një kompromisi strategjik me kundërshtaren e tij të padenjë: Për udhëheqësit e SHBA-së, kompromisi me Rusinë nënkupton komprometimin.  

Zyrtarët profesionistë të sigurisë ushtarake dhe kombëtare në Shtetet e Bashkuara, i kuptojnë me gjasë më mirë rreziqet e situatës aktuale, se sa politikanët dhe udhëheqësit e opinionit publik. Në Siri, zbehja e rrezikut të një konflikti midis forcave amerikane dhe atyre ruse, ka funksionuar mjaft me sukses.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Ruse, ka pasur kontakte të rregullta, duke përfshirë edhe takimet ballë për ballë, me kreun e shefave të përbashkët të Shtabit të Ushtrisë së SHBA-së, sekretarin e Mbrojtjes, dhe është gati të takohet me komandantin më të lartë aleat të NATO-s në Evropë.

Në fillim të këtij viti, krerët e agjencive kryesore të inteligjencës ruse, zhvilluan një vizitë të përbashkët të paprecedentë në Shtetet e Bashkuara.

Në atmosferën e histerisë dhe nervozizmit të shfrenuar të udhëheqësve politikë, këto kanale komunikimi duken shumë më të forta se sa kanali i famshëm në Uashington midis Robert Kenedit dhe një operatori të inteligjencës ruse, që shërbeu për të transmetuar mesazhet midis Xhon Kenedit dhe Nikita Hrushovit.

Megjithatë, ndryshe nga Lufta e Ftohtë, e cila kryesisht ishte një luftë me prokurë, përballja e re është një angazhim më i drejtpërdrejtë. Në fushën e informacionit, ekonomisë dhe financave, politikës dhe kibernetikës, lufta SHBA-Rusi është tashmë e drejtpërdrejtë.

Në sferën ushtarake, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara luftojnë për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore në të njëjtin vend, por tani qëllimet dhe strategjitë e tyre janë shumë të ndryshme, në mos kundërshtojnë njëra-tjetrën.

Udhëheqësit ushtarakë në të dyja anët, mund të bëjnë shumë për të shmangur incidentet, por hartimi i politikave shtetërore është mbi kompetencat e tyre.

Ajo që po luhet tani është skenari më i keq: Një seri sulmesh amerikane dhe aleate që janë kryesisht simbolike, duke synuar disa objekte ushtarake siriane, por duke kursyer qendrat kryesore të komandës dhe kontrollit, dhe duke shmangur çdo objektiv të mundshëm rus – jo vetëm bazat ose forcat ruse por edhe personelin dhe civilët rusë, të cilët janë të përhapur gjerësisht në të gjithë infrastrukturën ushtarake dhe qeveritare siriane.

Një sulm i tillë, mund të çojë Rusinë dhe Perëndimin në një pikë të re të ulët, në më shumë akuza, sanksione dhe kundërvënie, por s’do të rrezikonte paqen. Ndërkohë,  skenari më i keq, do të bënte pikërisht këtë të fundit. 

Edhe nëse përplasja e tanishme në Siri, nuk do të çojë në jetësimin e skenarin më të keq, gjendja e raporteve SHBA-Rusi do të mbetet jo vetëm e tmerrshme, por në thelb e pashpresë për një të ardhme të pacaktuar.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: fillftohtëluftaSiria

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Video/  I riu terrorizon Anglinë, merr hanxharin dhe përfshihet në sherr

Video/ I riu terrorizon Anglinë, merr hanxharin dhe përfshihet në sherr

E masakroi dhe e hodhi në liqen, gjakmarrja shqiptare trondit Gjermaninë

E masakroi dhe e hodhi në liqen, gjakmarrja shqiptare trondit Gjermaninë

PD-ja nxjerr videon: Banditët e maskuar të Xhafajt, rrëmbejnë qytetarët në mes të natës

PD-ja nxjerr videon: Banditët e maskuar të Xhafajt, rrëmbejnë qytetarët në mes të natës







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Sulmet iraniane ndaj shteteve të Gjirit vazhdojnë, dy porte në Kuvajt sulmohen me dronë dhe raketa
Bota

Sulmet iraniane ndaj shteteve të Gjirit vazhdojnë, dy porte në Kuvajt sulmohen me dronë dhe raketa

by mirseda
22:47 | 27/03/2026
0

Dy porte në Kuvajt janë dëmtuar në sulme të dyshuara iraniane, sipas raporteve zyrtare. Forcat e Armatosura...

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

22:35 | 27/03/2026
“Meta në paraburgim pa dosje”/ Reagon Ambasada në Shkup

“Meta në paraburgim pa dosje”/ Reagon Ambasada në Shkup

22:28 | 27/03/2026
Mbi 400 luftëtarë të Hezbollahit janë vrarë që nga fillimi i konfliktit me Izraelin

Mbi 400 luftëtarë të Hezbollahit janë vrarë që nga fillimi i konfliktit me Izraelin

22:06 | 27/03/2026
Tusk: Përshkallëzim i mundshëm i konfliktit në Lindjen e Mesme në ditët e ardhshme

Tusk: Përshkallëzim i mundshëm i konfliktit në Lindjen e Mesme në ditët e ardhshme

21:55 | 27/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com