Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Si nervozohet në kulm Ilir Meta kur përmendet burgu (VIDEO)

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Si nervozohet në kulm Ilir Meta kur përmendet burgu (VIDEO)

Përgjatë dy ditëve të fundit politika shqiptare është përplasur me ambasadorin amerikan Donald Lu, pas publikimit të letrës së ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla se Lu kishte kërkuar arrestimin e Ilir Metës.     

Por, ambasadori amerikan e cilësoi gënjeshtër letrën e Llallës drejtuar Kongresit Amerikan dhe sipas tij, ish-kryeprokurori rrezikon burgun me ato që ka deklaruar.

https://tiranatoday.com/llalla-sulmon-ambasadorin-lu-kerkoi-ti-ve-prangat-ilir-metes/

Për këtë arsye, ambasadori amerikan zbarkoi në zyrën e presidentit Meta, me sa duket për t’i shpjeguar kreut të shtetit të gjitha keqkuptimet e mundshme që e kanë zanafillën në korrikun e vitit 2016.

Pikërisht në këtë vit, ambasadori amerikan ishte shumë i ashpër ndaj politikanëve shqiptarë aq sa i cilësoi ata si penguesit kryesorë të reformës në drejtësi.

https://tiranatoday.com/kerkesa-per-arrestimsi-u-perplas-meta-dhe-llalla-me-ambasadorin-lu/

Atë kohë, Ilir Meta ishte kryetar i Kuvendit dhe iu desh t’i përgjigjej kësaj retorike dhe situatës ku ishte futur politika shqiptare, por edhe mënyrës sesi po bëhej reforma në drejtësi.   

Në 17 korrikun e vitit 2016 Ilir Meta doli në konferencë për shtyp krejtësisht i nervozuar duke deklaruar se reforma nuk mund të bëhet në mënyrë selektive për të burgosur kundërshtarët politikë.

Ilir Meta: Nuk më ka pëlqyer aspak mënyra se si ka filluar historia e reformës në drejtësi. Përpjekjet për të shpikur fajtorë duhet të marrin fund, nga aktorët vendas, kryetari i PS dhe kryetari i PD.  Unë kam propozim të ndryshëm. Nuk mendoj se ka ardhur koha që Basha dhe Rama të mbyllen në një dhomë dhe o të gjejnë zgjidhje ose jo. Meqenëse Shqipëria është Republikë Parlamentare i ftoj të dy aktorët politikë në vend pse jo edhe dy ambasadorët që janë angazhuar, që ne të mbyllim këtu në Kuvendin e Shqipërisë, jo duke e filluar takimin se ti do shkosh në burg apo ti tjetri do shkosh në burg, ne shkatërrojmë konsensusin. Meqenëse është bërë fjalë kyçe fjala burg për reformën në drejtësi, por reforma dhe konsensusi është duke filluar unë do shkoj në burg nëse kam shkelur ligjin, nëse kam bërë korrupsion. Jam i bindur se ata që janë sot në Parlament, ndoshta nuk do të jenë më në politikë. Ne duhet të kyçemi të 5 dhe të dalim për ta bërë reformën.

Ai kërkoi që ata që e kishin artikuluar fjalën “burg”, ta fillonin së pari nga vetja e tyre. Ilir Meta nuk ishte parë të reagonte ndonjëherë në atë mënyrë, por vetëm në rastet pikëpyetjes së ekzistencës së tij politike duke hedhur pas shprehjen e tij të famshme: Me qetësi dhe dashuri!

Në këtë muaj mendohet të ketë nisur edhe përplasja midis ambasadorit dhe kryeparlamentarit Meta, nisur nga letra e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, publikuar nga Kongresi Amerikan.

Megjithatë, ajo që bie në sy herë pas here është nervozizmi që e kaplon Ilir Metën dhe retorika e tij e ashpër që përdor kur i përmendet përballja e tij me drejtësinë. Sipas tij, nuk ka forcë hyjnore dhe as njerëzore që ta trembë.

I tillë ishte edhe reagimi i fundit i kreut të shtetit kur raporti i Freedom House i publikuar një ditë më parë, e cilësonte Metën si simbol të korrupsionit. Ndërsa Presidenca e quajti një raport të financuar nga mafia dhe oligarkia.

https://tiranatoday.com/raportirama-kapur-nga-krimi-basha-bllokon-drejtesine-meta-korruptuar/

TIRANA TODAY

Tags: burguilir metakulmnervozohetPërmendet

TË LIDHURA

AMP ekzekuton masat e sigurisë për 1 punonjës policie dhe 3 punonjës së IMT-së në Shkodër
Aktualitet

AMP ekzekuton masat e sigurisë për 1 punonjës policie dhe 3 punonjës së IMT-së në Shkodër

10:56 | 04/11/2025
Inceneratori i Tiranës/ SPAK kërkon 5 vite burg për ish-deputetin e PS, Alqi Bllako
Aktualitet

Inceneratori i Tiranës/ SPAK kërkon 5 vite burg për ish-deputetin e PS, Alqi Bllako

10:53 | 04/11/2025
Buxheti i 2026, Rama: Nga janari, do rriten pensionet çdo muaj! Ja sa do jenë për secilën kategori
Ekonomi

Buxheti i 2026, Rama: Nga janari, do rriten pensionet çdo muaj! Ja sa do jenë për secilën kategori

10:00 | 04/11/2025
Next Post
Video/Pas ndeshjes, Ronaldo përqafon Buffonin dhe i kërkon falje

Video/Pas ndeshjes, Ronaldo përqafon Buffonin dhe i kërkon falje

Gjesti i gazetarit italian që çmendi tifozët madrilenë (Video)

Gjesti i gazetarit italian që çmendi tifozët madrilenë (Video)

Frika nga lufta/ Trump nis “nënën sulmuese” në Lindjen e Mesme

Frika nga lufta/ Trump nis “nënën sulmuese” në Lindjen e Mesme







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025




TË FUNDIT

AMP ekzekuton masat e sigurisë për 1 punonjës policie dhe 3 punonjës së IMT-së në Shkodër
Aktualitet

AMP ekzekuton masat e sigurisë për 1 punonjës policie dhe 3 punonjës së IMT-së në Shkodër

by mirseda
10:56 | 04/11/2025
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për rajonin Shkodër-Lezhë ka ekzekutuar sot masat e sigurisë për një punonjës policie...

Inceneratori i Tiranës/ SPAK kërkon 5 vite burg për ish-deputetin e PS, Alqi Bllako

Inceneratori i Tiranës/ SPAK kërkon 5 vite burg për ish-deputetin e PS, Alqi Bllako

10:53 | 04/11/2025
Tragjike në Britaninë e Madhe, foshnja 9-muajshe humb jetën pasi sulmohet nga qeni i familjes

Tragjike në Britaninë e Madhe, foshnja 9-muajshe humb jetën pasi sulmohet nga qeni i familjes

10:31 | 04/11/2025
Buxheti i 2026, Rama: Nga janari, do rriten pensionet çdo muaj! Ja sa do jenë për secilën kategori

Buxheti i 2026, Rama: Nga janari, do rriten pensionet çdo muaj! Ja sa do jenë për secilën kategori

10:00 | 04/11/2025
Prokuroria e Tiranës lëshon 8 masa sigurie për disa persona në fushën e farmaceutikës

Prokuroria e Tiranës lëshon 8 masa sigurie për disa persona në fushën e farmaceutikës

09:57 | 04/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com