Ndërpritet seanca parlamentare për të dytën herë, ndërkohë që tensionet vazhdojnë në këtë seancë. Deputetët e opozitës kanë hedhur miell gjatë seancës duke bërë të mundur dhe një herë ndërprerjen e saj.
Deputetët e opozitës janë ngritur ne këmbë në shenjë proteste duke kërkuar largimin e kryeministrit Rama.
Mielli është hedhur në drejtim të kryeministrit nga deputeti i PD-së Flamur Noka dhe Klevis Balliu.
Kjo bëri që kryeparlamentari Gramoz Ruçi të ndërpresë sërish seancën e cila do të rinisë, pasi garda e Kuvendit të nxjerrë jashtë deputetin e opozitës.
Ruçi kërkoi përjashtimin e menjëhersh të deputetit Flamur Noka dhe Ervin Salianji, pasi hodhën të dy miell ndaj kreut të qeveris. TIRANA TODAY