Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Skandal/HEC-i prish ujësjellësin 118 në Peshkopi

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Skandal/HEC-i prish ujësjellësin 118 në Peshkopi

Emisioni Fiks Fare denoncoi shkatërrimin e ujësjellësit të njësisë Administrative Zall Dardhë në Peshkopi, nga një firmë që po ndërton HEC-e. Ujësjellësi 10-vjeçar kishte kushtuar plot 118 milionë lekë. Banorët ankohen se firma që po ndërton HEC-et Lashkiza 1 dhe Lashkiza 2 e ka shkatërruar dhe e ka nxjerrë jashtë funksionit.

Firma ka dëmtuar rrjetin e ujësjellësit në pjesën më të madhe të tij, ndërkohë që një pjesë e zonës ku janë shtrirë tubat e HEC-it dhe ujësjellësit ka shkarë, si pasojëe e punimeve në zonë.

Zall Dardha e harruar… 
Banorët e Njësisë Administrative ankohen për rrugën e shkatërruar, shkollën e prishur si dhe dëmtimin e ujësjellësit nga firma që po ndërton HEC-e. “Ne jemi rreth 1200 banorë, kjo është njësi administrative. Rruga që të sjell në këtë njësi është e shkatërruar, shteti nuk ka vënë asnjë dorë. Firma që po bën HEC-in e ka prishur ujësjellësin. Kemi disa muaj pa ujë të pijshëm. Kërkojmë vetëm që të kemi ujë, por deri më tani nuk kemi marrë zgjidhje” thonë ata, ndërsa shtojnë se kanë shkuar pranë të gjitha institucioneve, por nuk kanë marrë zgjidhje.

Gazetarët e Fiks Fare shkojnë në vendgrumbullimin e Ujësjellësit dhe të HEC-eve për të verifikuar pretendimin e banorëve. Zona kishte rrëshkitje të mëdha nga punimet me mjetë të rënda, ndërsa sipër fshatit ishte edhe depoja e ujit. Megjithëse ka pasur reshje, depoja kishte shumë pak ujë.
Banorët thonë se problemet janë në zonën ujëmbledhëse në fshatin Lashkizë, ku firma që po ndërton HEC-et e ka shtypur tubin që merr ujë. Në atë zonë duket se përroi i Lashkizës është betonuar, ndërkohë që poshtë pjesës së betonit, firma që po bën HEC-in ka futur tubin e ujësjellësit. “Firma ka dëmtuar pikërisht tubin e ujësjellësit, për pasojë, ai nuk çon ujë në depo dhe në fund në fshat. E gjithë zona është pa ujë. Tjetër problematikë është edhe shkarja e zonës nga punimet për HEC-in. Nga ko shkarje, është dëmtuar rrjeti i ujësjellësit në pjesën më të madhe. Është totalisht i dëmtuar” thotë Ferit Hoxha.

Sipas dokumenteve, HEC-et Lashkiza 1 dhe Lashkoza 2 janë dhënë me koncesion më 27 qershor 2012. Dokumenti mban firmën e ish-ministrit të Ekonomisë Nasip Naço. Ndërkohë, më 5 maj 2015, pas ndryshimit të qeverisë, kryeministri Edi Rama ka miratuar në KKT lejen e ndërtimit për këto HEC-e. Në dokumente thuhet se pellgu ujëmbledhës i Lashkizës shtrihet në Dibër dhe është degë e lumit Drin i Zi. Në territorin e këtij pellgu janë vendosur vendbanimet e Lashkizës, Zall Dardhë.

“Ujësjellësi kushtoi 118 mln lekë”
Fiks Fare pyeti në Këshillin e Qarkut Dibër, ku mësoi se Ujësjellësi i Zall Dardhës është ndërtuar në vitin 2008 dhe ka kushtuar plot 118 milionë lekë. Shteti shqiptar ka investuar vetëm 10 milionë, ndërsa pjesa tjetër ka qenë një grant i qeverisë holandeze. Por, 10 vjet më pas, ujësjellësi është shkatërruar.

Gazetarët pyetën edhe në Drejtorinë e Ujësjellës Kanalizimeve në Dibër, ku përgjegjësi Aleksandër Mikli tha se e kanë konstatuar një problematikë të tillë. “Ujësjellësi është dëmtuar rëndë nga firma që po ndërton HEC-in. Banorët janë prej disa javësh pa ujë. Kemi kontaktuar me inxhinierin e firmës, por deri më tani nuk e kanë rregulluar. Na kanë thënë se do të ndërhyjnë” thotë ai.

Fiksi pyeti edhe administratoren e firmës që po ndërton HEC-et Lashkiza 1 dhe Lashkiza 2, Liljana Deliu. Ajo thotë se “mund të ndërhyjmë për ta rregulluar, sa të mbarojë koha e keqe”. Më tej shton se për 3 muaj përfundojnë për HEC-in dhe më pas do të vijojë të rregullojë ujësjellësin. Pyetjes se çfarë investimesh ka bërë firma në zonë, Deliu i përgjigjet se ka rregulluar rrugë. Por, në fakt rrugët ishin në gjendje shumë të keqe, ndërsa banorët e zonës i cilëson “të këqinj”. “Investimet e mia nuk mi siguron njeri. Prandaj zona është lënë në atë gjendje nga pushteti lokal” thotë ajo.

Problemet e shkollave në Zall Dardhë
Krahas problemeve të shkaktuara nga HEC-et, Fiks Fare u ndal edhe te Shkolla e Mesme e Bashkuar Zall Dardhë dhe shkolla 9-vjeçare Leshkizë. Të dyja shkollat, ishin në gjendje të mjeruar. Në Zall Dardhë, godina e shkollës nuk kishte ujë, drita, madje ishte e shkatërruar. Godina kishte lagështirë, kushtet janë shumë të këqija. “Ne kërkojmë të bëjmë mësim në kushte optimale. Ujin për tualetet e mbushim në përrenj, me kova. Nevojat i bëjmë në natyrë. Shkolla nuk as ka pastruese” thotë një nxënës. Ndërkohë, brënda shkollës, muret kanë lagështirë, tavane të plasaritura, banka të vjetra. Tualetet kanë filluar të rregullohen provizorisht, janë suvatuar nga e para, por sërish ka shumë lagështirë. Drejtori i shkollë thotë se ka 3 muaj në detyre dhe kushtet janë skandaloze. Më tej shton se shkolla nuk ka elementët e duhur të higjienës, kushteve për të bërë mësim. “E kam ngritur disa herë këtë problematikë, kanë filluar të rregullojnë vetëm tualetet, por shkolla ka shumë probleme. Më kërkojmë të dërgoj e-maile. Me çfarë? Edhe shkollat e tjera të varësisë kanë probleme të mëdha” thotë ai.

Fiksi shkoi edhe në shkollën 9-vjeçare në Lashkizë. Megjithëse ishte ora 16.00 dhe mësimi kishte përfunduar, dera e shkollës ishte e shkatërruar. Një nga klasat ishte hapur, ndërkohë që e gjithë ambienti ka lagështirë. Dy nxënës, megjithëse janë në klasë të 9-të, e kanë të vështirë të lexojnë.

Drejtoria Arsimore e Dibrës na bëri me dije se ka marrë problematikën në fjalë dhe ia ka adresuar Bashkisë së Dibrës. Ndërkohë, Bashkia e Dibrës u tha gazetarëve të Fiks Fare se ka filluar të rregullojë vetëm tualetet. Një grup nga Drejtoria e Shërbimeve ka shkuar në Shkollë dhe po rregullon pjesërisht tualetet. Por, këto ndërhyrje, nuk i rregullojnë problematikat në këto shkolla, pasi muret, tavanet dhe çatia janë të çara.

Tags: 118HEC-iPeshkopiprishSKANDALujësjellësin

TË LIDHURA

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës
Aktualitet

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

22:43 | 07/02/2026
Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”
Aktualitet

Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

21:03 | 07/02/2026
Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital
Aktualitet

Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

20:56 | 07/02/2026
Next Post
Bayern Munich kalon në gjysmëfinale, Sevilla largohet me kokën lart

Bayern Munich kalon në gjysmëfinale, Sevilla largohet me kokën lart

Llalla justifikohet para Kongresit Amerikan: Droga nuk ishte problem për Donald Lu

Llalla justifikohet para Kongresit Amerikan: Droga nuk ishte problem për Donald Lu

Ronaldo shpëton Realin. Çfarë eliminimi i shëmtuar për Juven (Video)

Ronaldo shpëton Realin. Çfarë eliminimi i shëmtuar për Juven (Video)







JU REKOMANDOJMË

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

18:21 | 06/02/2026




TË FUNDIT

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…
Showbizz

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…

by mirseda
22:57 | 07/02/2026
0

Një zinxhir shpëtimi ku Selin shpëton Gimbon pasi tha se lojën e ka me Mirin dhe është...

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

22:43 | 07/02/2026
Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

21:54 | 07/02/2026
Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

21:03 | 07/02/2026
Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

20:56 | 07/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com