Shqiptarët sot qeverisen nga dy kryeministra krejtësisht të kundërt nga njëri tjetrit. Kryeministri Edi Rama deri tani ka treguar se ka një karakter shumë të ndryshëm nga homologu i tij në Kosovë, Ramush Haradinaj.
Komentet tona vijnë si rrjedhojë e veprimeve të dy kryeministrave. Deri tani Rama në çdo situatë ka treguar se nuk ka guxim që të përballet me qytetarët që protestojnë. Ai i shmang takimet me ta duke bërë videokonferenca.
Në protestat që janë bërë deri tani për problemet që prekin drejtpërdrejtë qytetarët ku kanë protestuar naftëtarët, minatorët, por edhe kuksianët për taksën 5 euro në ‘Rrugën e Kombit’.
Më të tria këto kategori të shqiptarëve që janë në hall, kryeministri Rama u ka mbyllur derën dhe ka mbajtur më ta një videokonferencë për të dëgjuar hallet e tyre. Duke i bërë publike në media ‘takimet’ me videokonverenca. Ai nuk ka guxim dhe ka frikë t’i dalë ballas njerëzve që protestojnë, shkruan Tirana Today.
Ndërsa krejt e kundërta ka ndodhur për kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është lajmëruar se jashtë zyrës së tij kanë ardhur qytetarë. Truprojat e tij kanë menduar se ai do të hip në makinë dhe do të largohet sipas agjendës, por Haradianaj ka dale jashtë ambienteve të kryeministrisë dhe ka pyetur qytetarët e tij përse kanë ardhur dhe cili është halli i dhe problemi i tyre. Ai i ka pyetur nëse kanë një problem të ngutshëm ta presin 40 minuta dhe më pas kryeministri do të pijë një kafe me ta për t’i dëgjuar gjithsecilin për hallin që kanë, shkruan Tirana Today.
Nuk është shumë e vështirë të shohësh karakteret e dy kryeministrave. Njëri frikacak dhe refuzon të takohet me protestuesit në çdo protestë, dhe tjetri trim që takon protestuesit kur ata nuk mblidhen para kryeministrisë qoftë dhe pa kërkuar takim me të. TIRANA TODAY