Ilir Beqaj, ish-ministri i Shëndetësisë apo i ashtuquajturi ministri megaskandaleve të korrupsionit në Qeverinë “Rama 1”, ka një pasuri miliona euro.
Në karrierën e tij si ministër, Beqaj mbahet mend si ministri i hetuar për koncensione të dyshimta, që kapnin vlerën e dhjetëra milionë eurove.
Por, ish kryeprokurori Adriatik Llalla para se të largohej u kujdes që të mbyllte përfundimisht dosjen e koncesioneve, duke pushuar në këtë mënyrë hetimet për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe vartësit e tij.
Beqaj do të mbahet mend edhe për skandalin, ku shkarkoi me telefon drejtorin e Fondit të Kujdesit Shëndetësor në Tropojë, Ndriçim Hajdarmataj, pasi ky i fundit mungoi në mbledhjen e PS-së, në Tropojë.
Beqaj i kërkon llogari në telefon se përse nuk ishte në mbledhjen e partisë dhe në fund i thotë, madje i përsërit disa herë shprehjen: “Suksese në jetë!”, duke i lënë të kuptohet se është i shkarkuar nga detyra.
Miloneri i PS –së, pavarësisht skandaleve ka arritur deri më tani t’i shpëtojë drejtësisë, por, Llalla që i mbylli hetimet për koncensionet përfundoi vetë nën hetim për pastrim parash.
A do të ketë edhe Beqja të njëjtin fat si të Llallës?
Deputeti socialist që në vitin 2012 -2013, deklarohej me aksione në kompani, por që me marrjen e detyrës kishte shitur 51 për qind të aksioneve në kompaninë INTECH+.
Në pasurinë e vitit 2014, rezulton se Beqaj dhe bashkëshortja e tij kanë rreth 7 llogari bankare, me vlerë rreth 20 mijë euro. Më tej, Beqaj ka deklaruar të ardhura nga kompania e tij “INTEXH+” me vlerë 112 milionë lekë të vjetra në vit.
Në deklaratën e pasurisë për vitin 2015 në ILDKPKI, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj deklaron se po vijon shlyerjen një kredie për blerjen e një apartamenti, si dhe pakësimin e disa llogari rrjedhëse në banka të ndryshme.
Bashkëshortja e ministrit të Shëndetësisë rezulton se për vitin 2015 ka pasur dy burime të ardhurash. Të ardhurat e zonjës Adriana Beqaj janë shtuar nga puna në një bankë të nivelit të dytë që kapin vlerën e 3 663 000 lekëve si dhe të ardhura nga shitja e shoqërisë Proinvest sh.p.k me vlerën e 1800 eurove.
CNA.al sjell më poshtë pasurinë e Beqajt nga viti 2012 -2015, sipas të dhënave të Open Spending Albania dhe pasurinë para fillimit të detyrës të deklaruar më 25 shtator 2017.
VITI 2012
Paga si Këshilltar i Grupit parlamentar të PS 1 030 000 lekë.
Apartament i dhënë me qira në vlerën 900 000 lekë.
Fitime nga Intech shpk 19 278 000 lekë.
Bashkëshortja zonja Adriana Beqaj të ardhura nga paga në Procredit-Bank sha 4 635 000 lekë.
DSSH paguan detyrime ndaj subjektit Ilir Beqaj në vlerën 634 000 lekë për suplement për pozicionin e ish deputetit.
Detyrime të paguara në vlerën 2 750 dollar si pjesë e një kontrate me objekt material një apartament me detyrim të përgjithshëm 5 500 dollar.
Detyrime të paguara në vlerën 13 000 euro për një kredi për blerje apartamenti dhe garazhi me principal 100 000 euro dhe afat shlyerje 10 vjet.
VITI 2013
Paga si Këshilltar i Grupit Parlamentar të PS janar- shtator 2013 vlera 940 000 lekë.
Paga në Ministrinë e Shëndetësisë shtator- dhjetor 2013 vlera 620 000 lekë.
Qira apartamenti në Tiranë në vlerën 900 000 lekë.
Të ardhura nga fitimi i kompanisë Intech shpk për vitin financiar 2012 në vlerën 12 000 000 lekë.
Bashkëshortja zonja Adriana Beqaj të ardhura nga shitja e kuotave në Proinvest shpk në vlerën 21 000 euro.
Bashkëshortja zonja Adriana Beqaj paga në ProcreditBank 4 529 000 lekë.
Të tretët kanë shlyer vlerën 18 360 000 lekë si detyrim që lind nga kontrata noteriale e shitjes së 51% të kuotave në kompaninë Intech shpk, sipas së cilës 7 000 000 lekë paguhen deri në 31.01.2014, 6 000 000 lekë deri në 31.10.2014 dhe 5 360 000 lekë deri në 31.05.2015.
Përshkrim shpenzimi
Detyrime të paguara në vlerën 13 000 euro për kredi për blerje apartamenti dhe garazhi me principal 100 000 euro dhe afat shlyerje 10 vjet.
VITI 2014
Të ardhura nga paga, 1 597 000 lekë.
Të ardhura nga pjesëmarrja në këshilla administrativë dhe borde, 153 000 lekë.
Të ardhura nga qiraja e ap. në Rr: “Ibrahim Rugova”, Tiranë, 900 000 lekë.
Të ardhura nga shitja e 51 % të kuotave në kompaninë, Intech shpk në 29.08.2013, me vlerë të përgjithshme, 18 360 000 lekë, vlere vjetore 1 000 000 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga puna në bankë, 3 648 000 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 600 dollarë.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me 2 506 euro.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 2 146 euro.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 1 357 300.
Kredi në një bankë të nivelit të dytë, me vlerë detyrimi financiar të pashlyer, – 31 503 euro, e marrë në gusht 2007 me principal 100 000 euro, afat shlyerje 10 vjet, interes bazë 5.7 %, për blerje ap. me sip. 205 m2 dhe garazh.
Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 1 119 132 lekë.
Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 1 267 886 lekë.
Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një një bankë të nivelit të dytë pakësuar me 6 107 euro.
Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 250 dollarë.
Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 420 dollarë.
VITI 2014
Të ardhura neto nga Paga dhe të tjera në Ministrinë e Shëndetësisë 1 597 000 (një milion e pesëqind e nëntëdhjetë e shtatë mijë) lekë.
Të ardhura nga pjesëmarrja në këshilla administrativ dhe borde 145 000 (njëqind e dyzet e pesë mijë) lekë.
Të ardhura nga qiradhënia e një apartamenti, neto vjetore 900 000 lekë.
Bashkëshortja zonja Adriana Beqaj të ardhura nga puna në një bankë të nivelit të dytë 3 663 000 (tre milion e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e tre mijë) lekë.
Të ardhura nga shitja e shoqërisë Proinvest shpk 1800 euro.
Të ardhura nga shitja e 51% të kuotave të kompanisë Intech shpk 10 000 000 (dhjetë milion) lekë. Nuk specifikohet nëse është neto apo bruto pa zbritje të tatimit mbi të ardhurën personale,shitja është bërë në datën 29. 08. 2013. Pagesa me këste.
Shtuar një nga depozitat bankare me 260 USD. Pakësuar një llogari rrjedhëse me 1 240 euro, shtuar llogaria rrjedhëse me 300 euro. Shtuar një llogari rrjedhëse në lekë 7 270 000 (shtatë milion e dyqind e shtatëdhjetë mijë) lekë. Bashkëshortja ka shtuar llogari bankare në vlerën 1 485 000 lekë, dhe një llogari tjetër me vlerë 1 216 000 lekë me burim të ardhura nga puna. Gjithashtu bashkëshortja ka pakësim në llogari bankare vlerën minus 4 350 euro, shtuar një depozitë në vlerën 400 USD dhe një tjetër në vlerën 250 USD.
Shlyer në vlerën 12 700 euro një kredi të marrë në vitin 2007 për blerje apartamenti 205 m2 dhe garazhi. Afati i kredisë 10 vite, vlera totale e kredisë 100 000 euro, kësti mujor 1 058 euro. Shuma e mbetur si principal pa paguar në datën 31 dhjetor 2015 është 19 420 mijë lekë.
Deklarata e interesave private para fillimit të detyrës, viti 2016
Apartament me sipërfaqe 199 metra katrorë në Tiranë me vlerë 145.000 euro. Kontratë porosie në vitin 2005 dhe kontratë shitjeje në vitin 2016. Financuar me të ardhurat e familjes nga puna, shërbimet e konsulencës, të ardhura nga biznesi dhe kredi bankare.
Garazh me sipërfaqe 20.5 metra katrorë në Tiranë, përfshirë në çmimin e apartamentit me sipërfaqe 199 metra katrorë.
Apartament me sipërfaqe 139 metra katror, në Tiranë. Ndërtim i para vitit 1990. Privatizuar në vitin 1998.
Apartament me sipërfaqe 112 metra katror në Tiranë. Kontratë porosie e vitit 1996 dhe kontratë shitje vitit 1999. Financuar me të ardhurate familjes nga puna, kredi bankare dhe dhuratë nga prindërit. Vlera e apartamentit ëhstë 3.600.000 lekë.\
Apartament me sipërfaqe 141.5 metër katror në Tiranë. Kontratë porosie e vitit 2000 dhe kontratë shitjeje në vitin 2002. Financuar me të ardhura nga puna dhe shërbime të konsulencës. Vlera e apartamentit ëhstë 76.000 dollarë.
Llogari bankare me të ardhura nga puna dhe shitja e aksioneve të shoqërisë INTECH+, në shumën 8.280 000 lekë.
Llogari bankare në vlerën 1.895.000 lekë, me të ardhura nga puna, dividend nga aktiviteti privat dhe shitja e akioneve të shoqërisë INTECH+.
Llogari bankare në vlerën 1 500 000 lekë me të ardhura nga puna, dividend nga aktiviteti privat dhe shitja e akioneve të shoqërisë INTECH+.
Llogari bankare në shumën 1 900 dollarë me të ardhura nga puna.
Depozitë bankare me të ardhura nga puna dhe shërbime të konsulencës në shumën 40 000 dollarë.
Të ardhura nga paga si ministër në shumën 359 000 lekë.
Të ardhura nga pagesa kalimtare pas përfundimit të detyrës së ministrit në shumën 420.000 lekë.
Të ardhurat nga shpëtblimet për pjesëmarrje në organet drejtuese të institucioneve publike në shumën 51.000 lekë.
Të ardhurat nga qiraja e një apartamenti 420.000 lekë.
Të ardhura neto nga shitja e aksionevë në shoqërinë tregtare INTECH+ në vlerën 7 300 000 lekë.
Llogari bankare e bashkëshortes Adriana Beqaj, me të ardhura nga puna në shumën 9 518 000 lekë
Llogari bankare e bashkëshortes në shumën 1.100 dollarë.
Llogari bankare e bashkëshortes në shumën 1700 euro.
Llogari bankare e bashkëshortes të përbashkët me tezen në shumën 2 300 000 lekë
Depozitë bankare e bashkëshortes në shumën 25 000 dollarë
Depozitë bankare e bashkëshortes në vlerën 25 000 dollarë
Llogari bankare e bashkëshortes në shumën 2 168 000 lekë
Llogari bankare e bashkëshortes në shumën 7.100 euro
Bashkëshortja, të ardhura nga aktiviteti privat në shumë 500 000 lekë
Bashkëshortaj të ardhura nga aktiviteti privat në shumën 3 500 lekë.
Vajza, Deborah Beqaj, llogari bankare në shumën 11 000 lekë
Vajza, Deborah Beqaj, shpërblim nga punëdhënësi në shumën 105.000 lekë.
Vajza, Deborah Beqaj, të ardhura nga puna në banke në shumën 502 000 lekë./CNA.al/