Qeveria ka vendosur të kontrollojë mënyrën se si po e zbaton në terren pushteti vendor reformën e ujit, megjithëse aksioni për formalizimin e sektorit të ujit të pijshëm është lënë në dorë të Bashkive. Një urdhër i firmosur nga
Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj ka firmosur një urdhër i cili detyron të gjitha ndërmarrjet e ujësjellësit që të kontraktojnë auditues të pavarur për bilancet e tyre, dhe në varësi të raporteve do të bëhet shpërndarja e fondeve të buxhetit për të mbuluar humbjet e ujësjellësve.
Ky urdhër i ministrit detyron kompanitë e ujësjellësit që t’i nënshtrohen verifikimit edhe për pjesën se si tarifohen klientët. Në shumë raste ka shkelje të mënyrës të tarifimit në bazë të kategorive familjarë dhe biznese, e ndërsa disa bashki faturojnë klientët pa patur një çmim të miratuar nga Enti Rregullator i Ujit.
Për këtë arsye, evidentimin e rasteve të tilla tashmë do ta bëjë një ekspert kontabël, i cili do të raportojnë pranë qeverisë. Po ashtu audituesi do të japë edhe një pasqyrë mbi detyrimet që kanë kompanitë e ujësjellësve ndaj organeve tatimore dhe kompanisë së shpërndarjes së energjisë. Pas skedulimit të borxheve, një pjesë e të ardhurave që do të realizohen nga aksioni në sektorin e ujit do të shkojnë për të shlyer detyrimet OSHEE-së dhe autoriteteve fiskale, shkruan klan. Në total, vetëm ndaj kompanisë së shpërndarjes borxhi i bashkive kap shifrën 80 milionë Euro.