Në vijim të protestës së opozitës me bllokim të katër akseve rrugore në vend, me djegie gomash dhe thirrje të forta “Rama ik”, kreu i PD-së, teksa e ka quajtur këtë ditën e parë të mosbindjes civile, i ka numëruar disa kërkesa kryeministrit Rama.
Nga Vora, Basha ka falënderuar protestuesit në gjithë vendin për praninë masive në ditën e parë të mosbindjes.
Më tej, ai iu drejtua Ramës, duke iu kujtuar se: “E ke kthyer policinë në polici private, prokurorinë po ashtu, ke politizuar gjykatat, ke kapur ekonominë, ke blerë mediat, por ky nuk është asgjë tjetër përveç se fundi i diktaturës, se popullin nuk e blen dot, nuk e nënshtron, shantazhin, shqiptarët do të qëndrojnë deri sa të largojnë regjimin kriminal. Opozita është në kahun e njerëzve të thjeshtë, në krah të familjeve në nevojë, sipërmarrësve, qytetarëve…”.
Video/Dorëheqja e Ramës nga taksa, reagon Basha: Këndon Himnin e Flamurit
Edhe pse në katër akse po zhvillohet protesta e opozitës për mosbindjen civile, Kuvendi ka zhvilluar punën normalisht. Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit lidhur me debatin për tarifën e Rrugës së Kombit tha se nuk do të nisi sistemi i taksimit pa zgjidhur problemin e banorëve të Kukësit.
Lidhur me këtë deklaratë të bërë nga ana e Ramës, ka reaguar kreu i PD-së Lulzim Basha nga Vora duke u shprehur për “Tirana Today” se: “Rama është një mashtrues sa do të tërhiqet nga taksa”.
“Rama duhet ta heqë tërësisht dhe për të gjithë se është e padrejtë, për banorët e zonës më të varfër, por edhe cdo shqiptar tjetër, e para duhet hequr tërësisht. E dyta po përpiqet të fitojë kohë, se është në presion, dhe pastaj t’i godasë nga prapa, jemi për të kërkuar lirimin e gjithë të arrestuarve, jemi për ti dhënë fund një regjimi që ka rrënuar shtetin. Reagimet e Ramës përvecse janë të pabesueshme nuk zgjidhin thelbin e problemit, taksa të anulohet tërësisht, shqiptarët paguajnë 200 mln euro në vit taksa për rrugët, të arrestuarit të lirohen nga i pari në fund dhe të marrë fund ky shtet që është në shërbim të oligarkëve. Ne do të vazhdojmë deri në fund, fitorja është kur shteti dhe institucionet e shtetit kthehen në shërbim të qytetarëve dhe jo një grupi oligarkësh”- tha më tej Basha.
Ora 09:00
Sikurse kishte paralajmëruar opozita për mbajtjen e një protestë për mosbindjen civile me dhjetëra qytetarë kanë dalë të protestojnë në katër akset kombëtare, Milot, Vorë, Bradashesh dhe Çermë, kundër tarifës në Rrugën e Kombit.
Në këtë video shihen qytetarët e Vorës të cilët kanë dalë në protestë dhe kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve. I pranishëm është dhe kryetari i opozitës Lulzim Basha.
Gjithashtu edhe në Çermë, Bradashesh dhe Milot kanë dalë me dhjetëra qytetarë në rrugë. Në rrethrrotullimin e Milotit do të jenë deputetet e qarqeve te Veriut, ne Elbasan deputetët e kësaj zone me në krye kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, ndërsa në Çermë të Lushnjës, deputetet e Jugut dhe Durrësit me në krye Enkelejd Alibeajn.
Kreu i opozitës i pyetur nga gazetarët nëse protesta e sotme do të jetë paqësore apo jo, Basha ka dhënë këtë përgjigje: “Pyesni qytetarët”.
“Policia e privatizuar e Ramës do ti kthehet popullit”– ka thënë Basha, teksa është përgjigjur edhe për pyetjen nëse i trembet ndjekjes penale për një protestë të paligjshme.
“I paligjshëm është shteti priviat kriminal i Ramës, nuk do kërkojmë kurrë leje për një protestë të ligjit. Unë jam në krah të qytetarëve dhe opozita është në krah të qytetarëve, ky është shtet që burgos popullin dhe lë të lirë kriminelët, shtet rrethim për 23 kuksianë sikur të ishin terroristë, të gjithë kriminelët të lirë, shkoni shikoni shtëpinë e Tahirit dhe kriminelëve dhe shikoni shtëpitë e atyre që janë në burg sot”– tha Basha.Mbrëmjen e së mërkurës Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me protestën e paralajmëruar nga opozita. Nëpërmjet një deklaratë të shpërndarë për mediat Policia e Shtetit bën me dijë se nuk marrë asnjë njoftim ligjor.
“Policia e Shtetit nuk ka marrë njoftim ligjor për protestën dhe mbështetur në ligjin “Për tubimet”, nuk mund të lejojë protesta të askujt, që në emër të lirisë së tubimit, cenojnë lirinë e sigurinë e të tjerëve”.