Në qytetin e Durrësit ka pasur të shtëna me armë zjarri nga të cilat është plagosur një person. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, tek ‘Mazeoleumi i dëshmorëve’, pas një konflikti mes dy të rinjve.
I plagosur ka mbetur një 20 vjeçar i cili është qëlluar më armë zjarri pistoletë nga një 16-vjeçar. I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas atentatit, 16-vjeçar është vetëdorëzuar në polici.
Mësohet se dy të rinjtë janë konfliktuar fillimisht në rrjetin sociale “Instagrama” dhe më pas kanë nxjerrë pistoletën.