Siç ishte dhe paralajmëruar më parë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur seancën dëgjimore me anëtaren e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha.
Trupi gjygjsore përbëhet nga Valbona Sanxhaktari, Alma Faskaj dhe Xhensila Pine.
Vitore Tusha është e para që pranon të dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në seancë dëgjimore është i pranishëm edhe përfaqësuesi i ONM, Teo Jacobs.
Relatorja bëri të ditur se Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, se deklarata e pasurisë së Tushes është e saktë, nuk ka deklarim të rremë dhe është i justifikuar.
Janë hetuar të gjitha pasuritë e gjyqtares, si një apartament në Tiranë, tokë arë 500 metra në Farkë, ndërsa nga një apartament në gjirin e Lalzit, i ka mbetur pa likuiduar dhe 15 mijë euro.
Relatorja u shpreh se të gjitha janë të justifikuara sepse u vlerësuan të gjithë dokumentet. Edhe DSIK thotë se konstatohet përshtatshmëri e figurës së Vitore Tushës.