Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Përballet nesër me gjyqtarët e vetingut, ja pasuria e Vitore Tushës

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Përballet nesër me gjyqtarët e vetingut, ja pasuria e Vitore Tushës

Pas Besnik Imerajt dhe Fatos Lulo do të jetë Vitore Tusha gjyqtarja e tretë nga Gjykata kushtetuese, e cila do të përballet procesin e vetingut.

Besnik Imeraj dha dorëheqjen nga sistemi gjyqësorë dhe u referua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në Prokurori, ndërsa Fatos Lulo u shkarkua pasi ky i fundit dispononte pasuri të pajustifikuar.

Tusha është diplomuar në vitin 1983 në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Nga viti 1983 deri në vitin 1990 ajo ka punuar si përmbaruese gjyqësore në Tiranë dhe prej 1990 deri në 1992 si avokate. Në periudhën 1992-1994, Tusha ka ushtruar detyrën e gjyqtares në Gjykatën e Tiranës dhe në vitet 1994-2001 atë të gjyqtares në Gjykatën e Kasacionit – ku nga viti 1999 deri në vitin 2001 ka udhëhequr kolegjin civil të kësaj gjykate.

Znj. Tusha ka një karrierë të gjatë akademike. Nga viti 1986 e në vazhdim ka qenë lektore e së Drejtës Civile dhe Procedurës Civile pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës dhe Shkollës së Magjistraturës. Ne vitin 2008 ajo u zgjodh gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme, paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Vitore Tusha nga viti 2008 deri në vitin 2015.

Ky raport është prodhuar pas administrativit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara tregojnë se në vitin 2008 gjyqtarja Tusha kishte një pasuri me vlerë 4.3 milion lekë, ndërsa në vitin 2015 kjo pasuri ishte rritur në 13.4 milionë lekë. Shtesa mesatare vjetore e pasurisë familjare të znj. Tusha nga viti 2008 deri në vitin 2015, ka qenë 1.1 milionë lekë ose 3.1 herë.

Të ardhura familjare të deklaruara nga znj. Tusha vijnë 44.6 % nga paga e saj për shkak të detyrës, 49.2 % nga të ardhurat e familjarëve dhe 6.2 % nga mësimdhënia.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit dhe “flamujt e kuq’  që janë identifikuar gjatë kontrollit. I vetmi “flamur i kuq’ i evidentuar në rastin e Znj. Tusha është një detyrim i pashlyer ndaj një sipërmarrje ndërtimi në vlerën 2.7 milionë lekë. Të gjithë deklaratat periodike të gjyqtares e kalojnë kontrollin aritmetik- logjik.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Reporter.al

 

Tags: gjyqtaretjaNeserpasuriapërballetTushesvetingutVitore

TË LIDHURA

Grabitja e armatosur në qendrën tregtare tek ‘5 maji’, arrestohet autori
Aktualitet

Grabitja e armatosur në qendrën tregtare tek ‘5 maji’, arrestohet autori

16:41 | 05/03/2026
Telefonatat mashtruese, Shoqata e Bankave: Mos ndani të dhëna personale apo bankare
Aktualitet

Telefonatat mashtruese, Shoqata e Bankave: Mos ndani të dhëna personale apo bankare

16:31 | 05/03/2026
Akuzohet se përfitoi 330 mijë lekë nga pagesat që kryen në postë përmes kredencialeve të koleges
Aktualitet

Akuzohet se përfitoi 330 mijë lekë nga pagesat që kryen në postë përmes kredencialeve të koleges

15:03 | 05/03/2026
Next Post
Krimi i dyfishtë, vajza e shqiptarit vrasës rrëqeth me deklaratën e saj

Krimi i dyfishtë, vajza e shqiptarit vrasës rrëqeth me deklaratën e saj

Atentati në Skrapar/Ndërron jetë në spital ish-kryeplaku

Atentati në Skrapar/Ndërron jetë në spital ish-kryeplaku

Gjiknuri i nxjerr letrën Haxhinastos: Ja sa do paguanin shqiptarët në kohën e Berishës

Gjiknuri i nxjerr letrën Haxhinastos: Ja sa do paguanin shqiptarët në kohën e Berishës







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Vjosa Osmani dorëzon amendamentet për zgjedhjen e presidentit nga populli
Kosovo

Vjosa Osmani dorëzon amendamentet për zgjedhjen e presidentit nga populli

by mirseda
17:09 | 05/03/2026
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka dërguar në Kuvendin e Kosovës amendamentet...

Valbona Zeneli në Kongresin Amerikan: Bashkëpunimi euroatlantik kyç ndaj ndikimit të Kinës

Valbona Zeneli në Kongresin Amerikan: Bashkëpunimi euroatlantik kyç ndaj ndikimit të Kinës

16:53 | 05/03/2026
Grabitja e armatosur në qendrën tregtare tek ‘5 maji’, arrestohet autori

Grabitja e armatosur në qendrën tregtare tek ‘5 maji’, arrestohet autori

16:41 | 05/03/2026
Telefonatat mashtruese, Shoqata e Bankave: Mos ndani të dhëna personale apo bankare

Telefonatat mashtruese, Shoqata e Bankave: Mos ndani të dhëna personale apo bankare

16:31 | 05/03/2026
Përgatitet ndërhyrja në Iran, forcat kurde pro-amerikane mobilizohen në veri të Irakut

Përgatitet ndërhyrja në Iran, forcat kurde pro-amerikane mobilizohen në veri të Irakut

16:26 | 05/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com