Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Protesta që shkundi ‘bizneset’ e oligarkëve

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Makijazhi politik që fsheh mafien e pronave

Nga Andi Bushati/ Prej së shtunës, kur disa qindra kuksianë të revoltuar i vunë flakën traut që i detyron shqiptarët e të dyja anëve të kufirit, të paguajnë një takstë super të shtrenjtë dhe të katërfishtë, po ravijëzohet një kryqëzatë absurde gjoja në mbrojtje të biznesit. Kryqtarët e saj, herë njerëz të respektueshëm (edhe kur nuk je dakord) për bindjet e tyre tek liria dhe tregu, herë sharlatanë që i vetëofrohen paguesit më të parë, po lëshojnë një kushtrim: “Merruni me politikën, s’keni punë me biznesin”.

Pas kësaj fushate perfide ka një keqkuptim që për disa mund të jetë naiv dhe për të tjerët malinj. Sepse, në mënyrë tinëzare, duke dashur të bëjë mbrojtjen e tyre, ajo do t’i fusë të gjithë biznesmenët e këtij vendi në thesin e mëkatarit.

Në fakt nuk është kështu.

Kritikat publike të artikuluara prej kohësh nuk janë bërë kurrë për ato biznese që thjeshtë kanë parë punën e tyre. Askush nuk ka dëgjuar më parë të anatemohet kooperativa e Xarrës që kultivon dhe shet mandarinat e saj. Askush nuk ka lëshuar as edhe një aludim të vetëm, qoftë për prodhuesit e djathit Gjirofarm, qoftë për atë të sallamit EHV.  

Në të kundërt në syrin e ciklonit kanë qenë të tjerë, ata që përfitojnë nga paratë publike. Ata që marrin trojet abuzive të ndërtimit, ata që zhvatin me koncesionet absurde, ata që janë futur në skemat kriminale të PPP dhe japin oferta të pa kërkuara për projektin 1 miliardë euro.

Në këtë kategori hyjnë edhe ata oligarkë që ndryshojnë ligjet në favor të tyre, që komandojnë qeveritë që të ulë tarifat dhe taksat për bizneset e tyre, që paguajnë me para në dorë për të krijuar pabarazi në treg.

Tani pyetja që shtrohet është: a duhen ruajtur, mbrojtur, konservuar edhe këta të fundit me parimin e “mbrojtjes së biznesit”? A duhet të biem pre e mendësisë sipërfaqësore: “faji është vetëm i qeveritarëve që kemi votuar dhe s’kemi punë me njerëzit që i paguajnë, i influencojnë apo i përdorin si lolo ata?

Unë mendoj se jo.

Të përdorësh logjikën “lëre biznesmenin, merru me politikanin” është njësoj sikur në 21 janar të thoshe mos u merr me gardistët, po me kryeministrin; sikur për vjedhjet e drejtorëve të LSI-së të nxjerrësh nga goja justifikimin absurd: “çarë faj ka ai i shkreti, për partinë i donte paratë”, sikur për policët që favorizuan trafikun e hashashit të përdorësh alibinë: “I bindeshin urdhrave të Tahirit”.

Të gjithë ata janë fajtorë sepse kanë pranuar të jenë pjesë e një skeme kriminale.

Po kështu janë edhe ata oligarkë, që në bashkëpunim me qeverinë po ndikojnë që borxhi i vendit të thellohet, që po lobojnë që praktika tashmë të kritikuara ashpër nga Banka Botërore, FMN, BE të thellohen dhe më tej.

Sot, pas akteve të Kukësit që njësoj si Rama edhe zarat e oligarkëve i quajtën “vandale”, këta të fundit ngritën alarmin se kjo klimë mund të trembë investitorët e huaj.

Po, a dinë të thonë ata se ç’investitorë të huaj kanë ardhur deri tani në vend, ku megjithëse ka pasur qetësi, është krijuar një rreth vicioz mes një kryeministri që shpërndan çdo pronë publike pa tender dhe pa garë dhe disa “biznesmenëve” që ndajnë paratë dhe korrin frytet e kësaj padrejtësie?  

E pra klimën e biznesit në vend nuk e prish as kritika ndaj oligarkëve, as dhe denoncimi i aferave të tyre. Në të kundërt sa më i fortë të jetë presioni kundër kësaj marrëdhënieje okulte, aq më shumë shpresë ka për të ardhmen.

Natyrisht, ky konkluzion nuk ka vlerë për sharlatanët që paguhen me para në dorë nga përfituesit e pushtetit të Ramës, por ai mund të jetë pjesë e një debati serioz me ata ithtarë fanatikë të tregut, që në emër të bindjeve të tyre, fusin në të njëjtin thes biznesmenët e ndershëm bashkë me ata që shërbejnë si ingranazhe të një mekanizmi kriminal.

Për ta pyetja është e thjeshtë: A mund të mbrojë një njeri që beson tek liria ekonomike, tek konkurrenca dhe vetëfunksionimi i tregut, atë pjesë të biznesit që për përfitimet e saj është bërë palë me shkatërruesit e këtyre vlerave?/Lapsi/

Tags: "shkundi"biznesetoligarkëveprotesta

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Next Post
(Video) Basha: Le te vijnë të më arrestojnë mua

(Video) Basha: Le te vijnë të më arrestojnë mua

Sinqeriteti i Buffon: Historia flet qartë, ai është një vrasës

Sinqeriteti i Buffon: Historia flet qartë, ai është një vrasës

Wilder tallet keq me Joshuan: Pranoj, por hape telefonin vogëlush

Wilder tallet keq me Joshuan: Pranoj, por hape telefonin vogëlush







JU REKOMANDOJMË

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025
“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

11:28 | 07/10/2025
KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

17:03 | 26/09/2025
“Tirana Big Mama…”, tifozët e Partizanit i përgjigjen atyre të bardhebluve

“Tirana Big Mama…”, tifozët e Partizanit i përgjigjen atyre të bardhebluve

19:20 | 03/10/2025




TË FUNDIT

Dronët për Kosovën hijezojnë ‘epokën e artë’ mes Serbisë dhe Turqisë
Kosovo

Dronët për Kosovën hijezojnë ‘epokën e artë’ mes Serbisë dhe Turqisë

by mirseda
14:29 | 10/10/2025
0

Dorëzimi i dronëve kamikazë nga Turqia në Kosovë hijezoi “epokën e artë” të marrëdhënieve mes Serbisë dhe...

Transportonin tonelata me mallra kontrabandë, në pranga dy shtetas

Transportonin tonelata me mallra kontrabandë, në pranga dy shtetas

14:27 | 10/10/2025
I la shqiptarit gjysmën e pronës, zbardhet testamenti i pronarit grek!

I la shqiptarit gjysmën e pronës, zbardhet testamenti i pronarit grek!

14:14 | 10/10/2025
“Nuk do dal në fushatë me Berishën”/ Berisha për Florjan Binaj: Ai është…

“Nuk do dal në fushatë me Berishën”/ Berisha për Florjan Binaj: Ai është…

13:43 | 10/10/2025
Dhunohet punonjësi i sigurisë në Gjykatën e Vlorës, autori një avokat

Dhunohet punonjësi i sigurisë në Gjykatën e Vlorës, autori një avokat

13:23 | 10/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com