Ambasadori amerikan Donald Lu njihet për deklaratat e forta dhe të drejtpërdrejta sidomos për të ashtuquajturit “peshqit e mëdhenj”. Kohë më parë ambasadori Lu paralajmëroi arrestimin në muajin janar të ashtuquajturve ‘peshqve të mëdhenj’.
E ndaj si për të kujtuar këtë deklaratë, ambasada amerikane ka uruar në faqen e saj zyrtare të ‘Facebook’ 1 Prillin, që njihet nga të gjithë si dita e gënjeshtrave. Në foton ilustruese, (një karikaturë), shihet ambasadori Lu që shkon në një stendë peshqish ku lexohet ‘Peshk i madh’, por pavarësisht reklamës, aty ka veç peshq të vegjël, gjë që e befasuar ambasadorin Lu. ‘Ku janë peshqit e mëdhenj?’ pyet i habitur Lu.
Kujtojmë se pak ditë më parë një valë arrestimesh ndodhën në vendin tonë, siç ishin skandalet e abuzimeve me tokat në bregdet, si në Kavajë por edhe në Lezhë, ku u arrestua kryebashkiaku Fran Frrokaj.
Por pak ditë më vonë ai u la i lirë, bashkë me disa zyrtarë të tjerë. Ndaj, e vetmja gjë që ngelet është që të presim nëse në horizont do shfaqet ndonjë “peshk i madh”.