Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Deputetja Kadiu: PD kur të vijë në pushtet do të heqë taksën e qarkullimit

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Deputetja Kadiu: PD kur të vijë në pushtet do të heqë taksën e qarkullimit

Deputetja e Partisë Demokratike, Fatbardha Kadiu e ftuar në emisionin “Top Show” në “Top Channel” ka bërë deklaratën e fortë teksa ka premtuar se PD kur të vijë në pushtet do të heqë taksën e qarkullimit.

Kadiu ishte e ftuar në emision për të folur për taksën në rrugën e Kombit si dhe projektet e dhëna me konçension nga qeveria. Së pari Kadiu ka deklaruar se vendi ynë “duhet të heqë dorë sa më parë nga PPP-të, sepse kjo praktikë po dëmton konkurrencën”. Ndërsa duke u ndalur veçanërisht në taksën e qarkullimit Kadiu tha se qeverisë i dalin paratë për mirëmbajtjen e rrugëve.

“Nëse flasim për pagesën e rrugëve janë një lloj elementi që ndihmojnë ekonominë, por ka një parim global, që rrugët të paguara bëhen atëherë kur shteti i ofron qytetarëve një rrugë tjetër alternative. Në rast të kundërt nuk mund të aplikohet një taksë e tillë. Jo vetëm që është atakuar ky lloj parim, por unë besoj fort që këtu shteti po i merr qytetarëve dy herë taksat. E para, po ia merr me taksën e qarkullimit dhe e dyta ia merr nëpërmjet tarifës së koncesionit”, – tha Kadiu, teksa bëri me dije edhe premtimet e Partisë Demokratike në lidhje me politikat që do të ndjekë me koncesionet kur të vijë në pushtet. 

“Rruga e Kombit ishte një ndër projektet më madhore të Republikës së Shqipërisë dhe më pozitivi, pavarësisht se asokohe u mendua se do t’i jepte një lloj prestigji kombit, por koha ka treguar që vlera e shtuar që kjo rrugë i ka dhënë ekonomisë shqiptare, varion nga 350-400 milionë euro në sektorin e turizmit, ndërtimit, etj. Kur themi taksën e naftës në fakt kemi të bëjmë me taksën e qarkullimit. Deri në vitin 2013 Qeveria Berisha për të ndihmuar mirëmbajtjen e kësaj rruge vendosi një taksë qarkullimi që ishte 70 lekë për litër. Në vitin 2013 kësaj takse nga 70 lekë i shtohen edhe 240 lekë dhe çdokush nga ne paguan 310 lekë më shumë për çdo litër. E dini sa paguajnë shqiptarët? 120 milionë euro që qytetarët paguajnë për taksën e qarkullimit, i dalin dhe i teprojnë Qeverisë për të mirëmbajtur rrugën e kombit dhe të gjitha akset e tjera të Shqipërisë. Rrugës së Kombit i duhen rreth 3 milionë euro në vit për t’u mirëmbajtur. Partia Demokratike ditën e parë që do të vijë në pushtet do të heqë taksën e qarkullimit dhe do të hetojë me shumë transparencë, e do të shfuqizojë çdo koncesion, që nuk është i fokusuar në interesin publik sikurse do të vërë para drejtësisë përgjegjësit e tyre”, – tha deputetja demokrate.

Ajo gjithashtu denoncoi çmimin e lartë prej 5-10 eurosh të vendosur për qarkullimin në Rrugën e Kombit. “Kosto e shërbimit te ofruar nga konçesionari është sa trefishi i kostos reale të shërbimit. Sot përmes këtij partneriteti me privatin, qeveria po i takson shqiptarët për herë të dytë.Garantimi i fluksit te trafikut deri në 15 milion tregon hapur se ky partneritet nuk është në interes te publikut por vetëm në interes të koncesionarit, i cili do të arkëtojë në fund të kontratës 390 milion euro”, shpjegoi deputetja Kadiu.

Tags: deputetjaheqëkadiupushtetQarkullimittaksënvijë

TË LIDHURA

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim
Aktualitet

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026
Prag Pashke, katolikët përkujtojnë Udhën e Krishtit në sheshin “Nënë Tereza”, Tiranë
Aktualitet

Prag Pashke, katolikët përkujtojnë Udhën e Krishtit në sheshin “Nënë Tereza”, Tiranë

21:08 | 03/04/2026
Bordi i Transparencës ul akcizën 20%, hyjnë në fuqi çmimet e reja të karburantit.
Aktualitet

Bordi i Transparencës ul akcizën 20%, hyjnë në fuqi çmimet e reja të karburantit.

20:41 | 03/04/2026
Next Post
Pas golit të gjashtë, Messi braktis stadiumin. Valdano: I pret ferri

Pas golit të gjashtë, Messi braktis stadiumin. Valdano: I pret ferri

Putini “armatos” Erdoganin, grekët i kaplon ankthi

Putini “armatos” Erdoganin, grekët i kaplon ankthi

Makina përplas për vdekje qytetarin me biçikletë

Makina përplas për vdekje qytetarin me biçikletë







JU REKOMANDOJMË

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Papa Leoni XIV kryeson “Udhën e Kryqit” në Romë, mbart kryqin në 14 stacionet.
Bota

Papa Leoni XIV kryeson “Udhën e Kryqit” në Romë, mbart kryqin në 14 stacionet.

by mirseda
22:12 | 03/04/2026
0

Në Romë, në ambientet e Colosseut u mbajt ceremonia e “Udhës së Kryqit” të së Premtes së...

Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat

Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat

21:43 | 03/04/2026
Penallti në fund, Flamurtari dhe Tirana ndajnë pikët

Penallti në fund, Flamurtari dhe Tirana ndajnë pikët

21:21 | 03/04/2026
QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026
Prag Pashke, katolikët përkujtojnë Udhën e Krishtit në sheshin “Nënë Tereza”, Tiranë

Prag Pashke, katolikët përkujtojnë Udhën e Krishtit në sheshin “Nënë Tereza”, Tiranë

21:08 | 03/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com