Me debate të ashpra është shoqëruar ditën e sotme mbledhja e Komisionit të Integrimit. Tension është reflektuar midis deputetes së PD-së Grida Duma dhe socialistit Sadri Abazi.
E gjitha ka ndodhur kur z.kryeministrja Senida Mesi, po raportonte në lidhje me prioritetet në reformimin e Administratës Publike, ndërsa deputetja Duma ka qenë duke folur me demokratin Genc Pollo dhe ish ministrin Bledi Çuçi.
Në këtë moment ka ndërhyrë Sadri Abazi, i cili e ka urdhëruar që të pushojë .
Me tej pati replika të forta:
Sadri Abazi: Pusho ti moj se nuk do te degjojme ty..
Duma: Cfare ke!? Kujdes kur flet..
Abazi: Kujdes une..
Duma: Rri urte, ule zerin…
Abazi: Ulur e kam, por e ngre kur te duash…
Pollo: Koken mbaje lart, por gojen mbyllur…..
Duma: Kujdes me mua se e shef pastaj..
Abazi: Kujdes thuaji atyre qe komunikon.. Se s’komunikon me mua..
Duma: Kujdes kur flet..