27 Mars 1977 – Në aereportin e Tenerifes, ndodh aksidenti më i rëndë ajor në histori
Më 27 mars 1977, dy avionë pasagjerësh të tipit Boeing 747, u përplasën me njëri-tjetrin në
një pistë në aeroportin Los Rodeos në ishullin spanjoll të Tenerifes, pjesë e ishujve Kanarie, duke shkaktuar vdekjen e 583 njerëzve, në aksidentin më vdekjeprurës të historisë së aviacionit.
Një incident me sfond terrorist në aeroportin Gran Kanaria, bëri që shumë fluturime të devijoheshin për në Los Rodeos, duke përfshirë edhe dy avionët që u përfshinë në aksident. Shumë shpejt aeroporti i vogël u mbingarkua me avionë të parkuar, që bllokuan pistën e vetme. Aeroporti i Los Rodeos, ndodhet 633 metra mbi nivelin e detit, duke ndryshuar shumë nga aeroportet e tjera.
Kjo bën që retë të zbresin shpesh në nivelin e pistës, duke shkaktuar shpesh mjegulla të dendura. Aksidenti i tmerrshëm, ndodhi pikërisht në një ditë kur mjegulla ishte shumë e dendur, duke i penguar avionët dhe kullën e kontrollit të shihnin njëri-tjetrin.
Përplasja ndodhi kur avioni KLM 4805 nisi fluturimin, në kohën që Pan Am 1736, i mbuluar nga mjegulla, ndodhej ende në pistë dhe gati për t’u zhvendosur në anë të saj. Hetimi i mëvonshëm i autoriteteve spanjolle, arriti në përfundimin se shkaku kryesor i aksidentit ishte vendimi i kapitenit të KLM 4805 për të ngritur avionin e tij në ajër, me bindjen e gabuar se i ishte dhënë urdhri nga kulla e trafikut ajror.
Kopania KLM, pranoi se ekuipazhi i saj ishte përgjegjës për aksidentin, duke rënë dakord të kompensonte financiarisht të afërmit e viktimave. Ajo tragjedi ajrore, pati një ndikim të madh
në industrinë e aviacionit. Pati një vëmendje më të madhe mbi rëndësinë e përdorimit të frazeologjisë të standardizuar në komunikimet me radio. Gjithashtu u shqyrtuan që ndiqen procedurat në kabinën e pilotëve, duke kontribuar në rritjen e menaxhimit të burimeve të ekuipazhit, si pjesë themelore e trajnimit të pilotëve të linjave ajrore.
27 Mars 1973 – Aktori Marlon Brando, refuzon tërheqjen e çmimit Oscar si aktori më i mirë
Marlon Brando, refuzon çmimin e Akademisë së Filmit në Hollivud, si aktori më i mirë në filmin “Kumbari”. Aktorja amerikane, Sacheen Littlefeather, që mori pjesë në ceremoni në vend të Brando, tha se aktori “me shumë keqardhje” nuk mund ta pranonte këtë çmim, si një formë proteste ndaj portretizimit të indianëve të Amerikës në filmat e Hollivudit.
“Komuniteti kinematografik, ka qenë përgjegjës për degradimin e indianëve, dhe u duke tallur karakterin e tyre, dhe duke e përshkruar ata si të egër, armiqësorë dhe të këqij”- shkruante Brando në letrën e tij. Aktori kishte qenë prej vitesh i përfshirë në kauza sociale, duke folur publikisht në mbështetje të formimit të një shteti hebre në vitet 1940, si dhe për të drejtat civile të afro-amerikanëve në SHBA dhe në mbështetje të Partisë Panterat e Zeza.
Brando ishte aktori i dytë që refuzoi një çmim Oscar. I pari ishte George C. Scott, i cili me mirësjellje refuzoi të pranonte çmimin e tij në filmin “Patton” në vitin 1971. Scott kishte refuzuar më herët nominimin e aktorit më të mirë mbështetës në filmin “Hustler” (1961).
27 Mars 1905 – Në Britani, përdoret për herë të parë prova e gjurmëve të gishtërinjve për të zbardhur një vrasje
Fqinjët e Thomas dhe Ann Farrow, tregtarë në Londrën e Jugut, zbuluan trupat e tyre të masakruar në shtëpinë e tyre. Thomas ishte tashmë i vdekur, por Ann merrte ende frymë.
Ajo vdiq katër ditë më vonë, pas një gjendje kome. Krimi brutal u zbardh duke përdorur teknikën e re të gjurmëve të gishtërinjve. Vetëm 3 vjet më parë, një gjykatë angleze kishte pranuar për herë të parë provat e gjurmës se gishtave, në rastin e nje vjedhjeje të vogël.
Meqë kasaforta ku çifti Farroë ruante paratë e tyre ishte bosh, për hetuesit e Scotland Yard ishte mëse e qartë që motivi i krimit ishte pikërisht vjedhja. Printimi i shenjave në kasafortë, dhe krahasimi i tyre me kriminelët e njohur të zonës nuk dha asnjë rezultat. Për fat të mirë, një shitës qumështi njoftoi se kishte parë dy të rinj në afërsi të shtëpisë së Farrow ditën e vrasjes.
Shpejt ata u identifikuan si vëllezërit Alfred dhe Albert Stratton. Policia nisi t’i intervistonte miqtë e tyre. E dashura e Alfredit, pranoi para policisë se kishte zhdukur xhaketën e tij, dhe i kishte ndryshuar ngjyrën e këpucëve një ditë pas vrasjes.
Një javë më vonë, autoritetet arrestuan vëllezërit Stratton, duke u marrë shenjat e gishtërinjve. Gishti i djathtë i Alfredit, kishte një përputhje të përsosur me shenjat e gjetura në kasafortën e Farroë. Vëllezërit Stratton u dënuan dhe ekzekutuan me varje më 23 maj 1905. Që atëherë, dëshmitë e gjurmëve të gishtave janë bërë të zakonshme në gjykimet penale.
27 Mars 1854 – Lufta e Krimesë:Britania i shpall luftë Rusisë. Për më shumë se 200 vjet, Rusia ishte zgjeruar në drejtim të jugut. Kjo bëri që Rusia të hynte në konflikt me kozakët e Ukrainës dhe tatarët e Krimesë. Kur Rusia pushtoi këto grupe dhe mori kontrollin e Ukrainës, Perandoria Osmane humbi zonën e saj mbrojtëse ndaj zgjerimit rus. Stambollit, i erdhi në ndihmë Franca dhe Britania e Madhe.
27 Mars 1886 – Luftëtari i famshëm i fisit indian të Amerikës, Apash, Jeronimo, dorëzohet tek ushtria amerikane, duke i dhënë fund fazës kryesore të Luftërave Apashe.
27 Mars 1941 – Oficerë jugosllavë të Forcave Ajrore, përmbysin qeverinë pro-naziste me anë një grushti shteti pa gjakderdhje.
27 Mars 1956 – Në SHBA, sekuestrohet nga qeveria gazeta komuniste “Daily Ëorker”.
27 Mars 1958 – Nikita Hrushov, bëhet kryeministër i Bashkimit Sovjetik dhe Sekretar i Parë i Partisë Komuniste.
27 Mars 1981 – Lëvizja Solidarnost në Poloni shpall një grevë të përgjithshme paralajmëruese, në të cilën të paktën 12 milionë polakë braktisën punën për 4 orë.
27 Mars 1993 – Ish-kryeministri dhe njëherazi kreu i Partisë Demokristiane, Xhulio Andreoti, akuzohet nga gjykata e Palermos për lidhje me mafian.
27 Mars 1998 – Administrata amerikane e ushqimit dhe barnave (FDA), miraton Viagran për t’u përdorur si trajtim për impotencën mashkullore. Për këtë arritje bashkë-zhvilluesi i kësaj pilule, mjeku me origjinë shqiptare Ferid Muradi, u nderua me Çmimin Nobel në Mjekësi.