Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Sigurisë u mbajt seanca dёgjimore mbi raportimin vjetor të Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit dhe Pastrimit të Parave për vitin 2017.
Fokusi i kësaj mbledhje ka qene pastrimi i parave për vitin 2017.
Vetëm gjatë vitit 2017 ka pasur 52 urdhra bllokimi për 11.2 milionë euro dhe janë sekuestruar rreth 9 milionë euro, me vendim gjykate, kemi bashkëpunim të drejtpërdrejtë me KPK, si dhe kemi shkëmbyer informacione me ndërkombëtarët në nivel Shërbimi Inteligjent.
Gjatë vitit 2017 janë referuar gjithsej 401 raste të dyshuar për pastrim parash, nga të cilat 270 janë dërguar në policinë e shtetit dhe 131 raste në Prokurori. Numër ky në total i qëndrueshëm krahasuar me vitet pararendëse.
Një tjetër diskutim në ketë mbledhje ishte dhe raportimi i aktivitetit të dyshimtë kryesisht nga të bankave, ku 55/% e tyre kanë indicie nga RAD, ç`ka është tregues i efikasitetit të larte të sistemit te parandalues në vend.
Shifrat u bënë të ditura nga drejtori i Përgjithshëm i Pastrimit të Parave Arlind Gjokuta gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë.