pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişGrandPashaBet Şikayettambet güncel giriştaraftarium24betasusjustin tvrestbetdeneme bonusujustin tvkolaybetjustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibombelugabahisimajbetmatbet girişbetvakticasibombetgitbetgitcasibompiabellacasinopusulabet girişbetplayjojobetjojobet girişbetsalvadorsonbahis girişholiganbetgrandpashabetjojobetholiganbetbetsalvadorpalacebet girişpalacebetcasinoroyal girişcasinoroyalmercurecasino girişMercurecasinosonbahis girişsonbahisjojobet resmi adresmatbet girişbelugabahisbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişcasinoroyalbetsalvadorpalacebetteosbetbahiscasinoromabetgameofbetradissonbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet giriştambetpiabellacasinoonwincasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetsezarcasinosezarcasinosezarcasinosezarcasinomarsbahiscasinowonjojobetjojobetbettiltbahiscomsuperbetinhititbetholiganbetgrandpashabetmatbetmarsbahispusulabetmarsbahiscratosroyalbetbetplayjojobet girişPusulabetPusulabetJojobetgrandpashabet girişjojobetCratosroyalbetcasibom giriştambet girişkralbetimajbetmatbetpusulabet girişvdcasinomatbetmarsbahisimajbetmatbet girişpusulabetcasibom girişcasibomjojobet girişgrandpashabetjojobetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusu veren siteler
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 24 mars?

8 vjet ago
in Të Gjitha

24 Mars 1999 – NATO nis fushatën e bombardimeve mbi Jugosllavi 

Mbrëmjen e 23 mars 1999, Richard Holbrooke u rrikthye në Bruksel, dhe njoftoi se bisedimet e paqes me Beogradin kishin dështuar, duke iu dorëzuar zyrtarisht çështjen NATO-s për veprim ushtarak. Pak orë më herët, Jugosllavia njoftoi në televizionin kombëtar se kishte shpallur gjendjen e jashtëzakonshme duke nisur një mobilizim të madh të trupave dhe burimeve. 

Më 23 mars 1999, në orën 22:17, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s , Havier Solana, njoftoi se kishte urdhëruar komandantin e Komandës Suprem të Forcave Aleate në Evropë, gjeneralin amerikan Ëesley Clark të niste operacionet ajrore kundër Republikën Federale të Jugosllavisë. Më 24 mars në orën 19:00, NATO filloi fushatën e bombardimeve kundër Jugosllavisë.  

Fushata bombarduese e NATO-s zgjati nga 24 marsi deri më 11 qershor 1999, duke përfshirë deri në 1.000 avionë që operonin kryesisht nga bazat ajrore në Itali,  dhe aeroplanmbajtëset e vendosura në detin Adriatik. 

Me përjashtim të Greqisë, të gjithë anëtarët e NATO-s u përfshinë në një farë mase në atë mision luftarak. Gjatë 10 javëve të konfliktit, avionët e  NATO-s kryen mbi 38.000 misione luftarake. Për Forcën Ajrore Gjermane, ishte hera e dytë pas Luftës së Bosnjes, që merrte pjesë në një konflikt që nga Lufta e Dytë Botërore.

Qëllimi i shpallur i operacionit të NATO-s, u përmblodh nga zëdhënësi i saj në moton “Serbët jashtë, paqeruajtësit brenda, refugjatët të rikthehen në shtëpitë e tyre!”. Kjo do të thoshte, që trupat  jugosllave do të duhej të largoheshin nga Kosova, dhe të zëvendësoheshin nga paqeruajtësit ndërkombëtarë, për të siguruar rikthimin e shqiptarëve të Kosovës në shtëpitë e tyre. 

Fushata, pati fillimisht si objektiv shkatërrimin e mbrojtjes kundërajrore jugosllave, dhe objektivat ushtarake të një rëndësie të madhe. Fushata nuk pati një sukses të mënjëhershëm, teksa moti i keq do të shkaktonte shpesh anulimin e operacioneve.  Duket se NATO e kishte nënvlerësuar vullnetin e Sllobodan Milloshevic për të rezistuar. 

Pak zyrtarë në Bruksel mendonin se fushata do të zgjaste më shumë se disa ditë, dhe megjithëse bombardimet fillestare nuk ishin të parëndësishme, ato nuk ishin ende të krahasueshme me intensitetin e bombardimeve të Bagdadit në vitin 1991. Edhe Mali i Zi u bombardua në disa raste, por NATO dështoi të mbështetej tek aleati i lëkundur malazez i Milloshevic, Milo Gjukanovic. Në fillim të majit, një avion NATO sulmoi gabimisht një karvan me refugjatëve shqiptarë, duke besuar se ishte një kolonë ushtarake jugosllave, duke vrarë rreth 50 njerëz. NATO e pranoi gabimin e tij 5 ditë më vonë, ndërsa jugosllavët akuzuan NATO-n se i sulmoi qëllimisht refugjatët. 

Më 7 maj 1999, një bombë e NATO-s goditi ambasadën kineze në Beograd, duke vrarë tre gazetarë kinezë dhe duke revoltuar opinionin publik kinez. Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja, kërkuan më vonë falje për bombardimin, duke thënë se gabimi kishte ndodhur për shkak të një harte të vjetëruar të dhënë nga CIA.

Deri në fillim të prillit, konflikti dukej ende larg fundit, dhe vendet e NATO-s filluan të marrin seriozisht mundësinë e ndërmarrjes së operacioneve tokësore në Kosovë. Kryeministri britanik Tony Blair ishte një mbështetës i fuqishëm i këtij skenari, dhe u përpoq të bindte edhe Shtetet e Bashkuara. 

Por ky qëndrim shkaktoi alarm në Uashington, pasi forcat amerikane do të jepnin kontributin më të madh për çdo ofensivë. Në vend të kësaj, Bill Clinton autorizoi një operacion të CIA-s për të shqyrtuar metoda për të destabilizuar qeverinë jugosllave nga brenda. 

Në të njëjtën kohë, negociatorët rusë dhe finlandezë vazhduan përpjekjet për të bindur Milloshevicin të tërhiqet. Tony Blair do të urdhëronte 50.000 ushtarë britanikë të bëheshin gati për një ofensivë tokësore. 

Pasi mësoi se Rusia nuk do të ndërhynte për të mbrojtur Jugosllavinë pavarësisht retorikës së fortë anti-NATO të Moskës, Milloshevic pranoi më në fund kushtet e ofruara nga ekipi ndërmjetësues, dhe ra dakord për një prani ushtarake brenda Kosovës të kryesuar nga OKB, por duke përfshirë edhe trupat e NATO-s. Kështu më 12 qershor, forca paqeruajtëse KFOR) të udhëhequra nga NATO filluan të hyjnë në Kosovë, ndërsa trupat serbe po tërhiqeshin. 

24 Mars 1882 – Shkencëtari gjerman Robert Koch, zbulon bacilin shkaktar të tuberkulozit (bacilo kok). Koch, është i njohur për rolin e tij në identifikimin e agjentëve të veçantë që shkaktojnë sëmundjen e tuberkulozit, kolerës, dhe antraksit; ai krijoi dhe përmirësoi teknologjitë laboratorike në fushën e mikrobiologjisë. 

Kërkimet e tij çuan në krijimin e “postulateve të Kokut” ( katër parime bazë që lidhin mikrorganizma të veçanta me sëmundje të veçanta, dhe që mbeten edhe sot “standard i artë” në mikrobiologjinë mjekësore). Si rezultat i novatorizmit të tij mbi tuberkulozin, Robert Kok u 

nderua me çmimin Nobel për Mjekësi në vitin 1905.

24 Mars 1906 – Kryhet për herë të parë regjistrimi i popullsisë në Perandorinë Britanike. Rezultatet treguan se Britania ishte sa 1/5 e botës.

24 Mars 1924 –Pasi dështoi të pushtojë Stambollin, mbreti Kostandin detyrohet të heqë dorë nga froni në favor të djalit të tij, Jorgo II. Vetë ky i fundit shkoi në mërgim në Rumani, ndërsa pas një referendumi popullor Greqia shpallet republikë.

24 Mars 1944 – Në Romën e pushtuar, nazistët ekzekutojnë më shumë se 300 qytetarët italianë, në formë hakmarrje pas një sulmi partizan ndaj tyre.

24 Mars 1944 – Lufta e Dytë Botërore:Në një ngjarje që u dramatizua më vonë në filmin “Arratisja e Madhe”, 76 të burgosur aleatë të luftës arratisen nga kampi gjerman Stalag Luft III.

24 Mars 1976 – Në Argjentinë , forcat e armatosura përmbysin qeverinë kushtetuese të presidentes Isabel Peron, duke filluar një periudhë diktatoriale 7-vjeçare.

24 Mars 1980 – Kryepeshkopi i El Salvador Óscar Romero, vritet gjatë kremtimit të një meshe në San Salvador .

24 Mars 1998 – Në Arkansas të SHBA, nxënësit Mitchell Johnson dhe Andreë Golden, respektivisht 11 dhe 13 vjeç, hapin zjarr mbi mësuesit dhe nxënësit në shkollën e tyre, duke vrarë 5 persona dhe plagosur 10 të tjerë.

24 Mars 2015 – Një avion civil gjerman rrëzohet në Alpet franceze, duke vrarë të 150 personat në bord. Nga hetimet u zbulua se piloti vuante nga depresioni, dhe se e kishte përplasur vetë avionin. Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: çfarëhistorikka ndodhurkalendarmars

TË LIDHURA

Të Gjitha

Sherr brenda kafazit të xhamit në GJKKO, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin, ndërpriten seancat

11:38 | 15/06/2026
Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Next Post

Foto/ Me 192 km/h dhe celular në timon. BMW luksoze habit policinë

Vettingu/Rreziku i ri, gjykatat që “shkretohen” brenda vitit

Video/ Heroizmi i oficerit francez që vdiq gjatë përplasjes: Më mba mua peng, liro një grua







JU REKOMANDOJMË

Tunisia's French head coach Sabri Lamouchi during the 2026 World Cup Group F football match between Sweden and Tunisia at the Monterrey Stadium in Guadalupe on June 14, 2026.  (Photo by Julio Cesar AGUILAR / AFP)

Humbja në ndeshjen e parë të Botërorit, shkarkohet trajneri

16:47 | 15/06/2026

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Dronët ukrainas godasin rafinerinë e naftës në Moskë, pezullohen fluturimet në katër aeroporte

by mirseda
18:03 | 16/06/2026
0

Një sulm me dronë ukrainas ka goditur një nga objektet më të rëndësishme energjetike të Rusisë, duke...

Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e një avokati në Prizren

18:01 | 16/06/2026

Rama: Transaksioni për Zvërnecin zhbllokohet pas sqarimit të pronësisë

17:56 | 16/06/2026

Marrëveshja e paqes mes Iranit dhe SHBA-së, zbulohet vendi ku do të firmoset memorandumi të premten

17:28 | 16/06/2026

Rama publikon reagimin e gazetarëve: U sulmuan shoferë në protestë

17:25 | 16/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com