Futbollisti i Drenicës, Taulant Dajaku, ka bërë një reagim mjaft të çuditshëm pasi ish-trajneri i Partizanit, Sulejman Starova firmosi me ekipin kosovar, Ferronikelin. Me anë të një postimi në “Facebook”, ai ka shprehur në mënyrë ironike mllefin që ka ndaj trajnerëve shqiptarë, duke propozuar ndryshimin e emrit të Superligës, duke e përshtatur me dialektin e Shqipërisë.
“Është bërë liga për t’ia ndërruar emrin në ÇkemiLaliSuperliga, hajri e daft. P.S …ju befte mire ju, se ne kemi #ÇBojshin tonë mjaft të mirë”, ka shkruar Dajaku.