Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Teatri/Del projekti i ri, kullat do “uzurpojnë” pasurinë e shqiptarëve (Foto)

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Teatri/Del projekti i ri, kullat do “uzurpojnë” pasurinë e shqiptarëve (Foto)

Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama, së bashku me një arkitekt të shquar danez, të zgjedhur pa konkurs, prezantuan brenda ambienteve të Kryeministrisë projektin e Teatrit të Ri Kombëtar. Fillimisht, ngjalli habi fakti që ishte Kryeministri që prezantoi detajet e Teatrit të ri, jo Kryetari i Bashkisë së Tiranës, si figura legjitime për të paraqitur zhvillimet urbane të kryeqytetit. Erion Veliaj ishte veç pjesë e publikut të thjeshtë.

Së dyti vjen fakti, edhe më i rëndësishëm, se në mes të ditës, përballë një audience të nënshtruar dhe apatike, përtej fjaleve të bukura dhe imazheve joshëse, Kryeministri i vendit tregoi atë çfarë Tpz.al ka denoncuar prej javësh, grabitjen e radhës që do t’i bëhet truallit shtetëror, dhe pikërisht truallit të Teatrit Kombëtar të Tiranës me skemën tashmë të njohur të Parneritetit Publik Privat.

Por çfarë po ndodh me Teatrin Kombëtar? Nga prezantimi i arkitektit danez kuptohet qartë se mbi gjysma e truallit aktual të Teatrit, së bashku me nje truall tjetër shtetëror të parkingut të Bashkisë së Tiranës, do t’i dhurohet investitorit privat i cili aty do të ngrejë disa kulla në këmbim te ndërtimit të Teatri të ri Kombëtar.

Në mungesë të transparencës totale nga ana e qeverisë dhe e bashkisë, Tpz.al ka zbërthyer projektin e paraqitur, për të kuptuar më mirë sesa metra truall do t’i hiqet Teatrit Kombëtar për t’ia dhuruar ndërtuesëve të kullave.

Sipas projektit danez, Teatri Kombëtar do të shtrihet vetëm në 2500 m2 truall, ndërsa do t’i hiqen 3800 m2 tokë. Ngjitur me Teatrin do të ndërtohen 7 kulla, ku e para nis me 10 kate e cila do të jetë një qendër tregtare, ndërsa kullat e tjera do të shtohen me dy kate, deri tek e fundit që shkon 23 kate.

Këto kulla jo vetëm që do t’i bëjnë hije Teatrit të ri, por nga ana tjetër do t’i gllabërojnë mbi 3800 m2 hapësirë publike. Përveç 3800 m2 pronë e Teatrit, qeveria dhe Bashkia e Tiranës do t’i japin edhe disa hapësira të tjera publike, rreth 2500 m2 tokë.

Nga përllogaritja sipas projektit, kullat do të kenë mbi 55 mijë m2 ndërtim, me një vlerë prej 140 milionë euro, dhe e ndërtuar në 75% mbi truall publik.

Që teatri aktual është i vjetër dhe i papërshtatshëm për shfaqje, për këtë biem dakord të gjithë. Nëse duhet restauruar ndërtesa aktuale apo duhet ndërtuar një e re, kjo kërkon një debat transparent.

Gjithashtu duhet thënë që Partneriteti Publik-Privat është shumë i nevojshëm atëherë kur shteti nuk arrin dot të ndërtojë me financat e veta vepra infrastrukturore të rëndësishme dhe tepër të kushtueshme, të tilla si aeroporte, autostrada, hekurudha, etj., dhe ku vetëm një kilometër i tyre mund të kushtojë me miliona Euro.Por, sigurisht, Partneriteti Publik-Privat nuk mund të përdoret kur bëhet fjalë për shkolla, kopshte, spitale dhe së fundmi teatro. Këto objekte, që ofrojnë shërbime elementare, duhen ndërtuar me paratë që rrjedhin nga taksat dhe zhvillimi ekonomik i vendit, jo duke shkëmbyer troje dhe favore okulte me çfarëdolloj privati me të cilin Kryeministri i vendit, apo çdo funksionar tjetër i shtetit, mendon të bashkëpunojë.

Nëse, për të rindërtuar një teatër, një shkollë a një kopsht na duhet te falim më tepër se gjysmën e truallit të këtyre objekteve, a mos duhet vallë t’i falim gjysëm e Shqiperisë dikujt tjetër në mënyrë që ai të na ndërtojnë gjysmën që mbetet?!/TPZ.AL

Tags: DelKullatpasurinëprojektishqiptarëvesoTeatriuzurpojne

TË LIDHURA

Zjarrfikësit heronj që luftojnë me flakët/ Në krye të detyrës për komunitetin: Përpiqemi si të ishin shtëpitë tona
Aktualitet

Zjarrfikësit heronj që luftojnë me flakët/ Në krye të detyrës për komunitetin: Përpiqemi si të ishin shtëpitë tona

23:04 | 13/08/2025
BIRN: Shqipëria në emergjencë lufton e keqpajisur me flakët
Aktualitet

BIRN: Shqipëria në emergjencë lufton e keqpajisur me flakët

22:27 | 13/08/2025
Aksident në Fier, dy makina përplasen me njëra-tjetrën
Aktualitet

Aksident në Fier, dy makina përplasen me njëra-tjetrën

22:21 | 13/08/2025
Next Post
Video/Panucci e nis me 3 mungesa, kuqezinjtë fillojnë stërvitjen për Norvegjinë

Video/Panucci e nis me 3 mungesa, kuqezinjtë fillojnë stërvitjen për Norvegjinë

Berisha “i nxjerr bojën” kryeministrit: Ja 3 mln eurot e Ramës për Kavajën

Berisha “i nxjerr bojën” kryeministrit: Ja 3 mln eurot e Ramës për Kavajën

Përmbytjet në Shkodër/Basha kërcënon Ramën: Shpallni emergjencën ose shihemi në gjyq

Përmbytjet në Shkodër/Basha kërcënon Ramën: Shpallni emergjencën ose shihemi në gjyq

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

20:18 | 12/08/2025
Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

10:36 | 09/08/2025




TË FUNDIT

Çfarë ndodh në trupin tone nëse hamë farat e shalqirit?
Kuriozitete

Çfarë ndodh në trupin tone nëse hamë farat e shalqirit?

by mirseda
23:11 | 13/08/2025
0

Miti i vjetër se një shalqi mund të rritet në bark pas gëlltitjes së farave të tij...

Zjarrfikësit heronj që luftojnë me flakët/ Në krye të detyrës për komunitetin: Përpiqemi si të ishin shtëpitë tona

Zjarrfikësit heronj që luftojnë me flakët/ Në krye të detyrës për komunitetin: Përpiqemi si të ishin shtëpitë tona

23:04 | 13/08/2025
Rama ndan pamje nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura: Kushte të avancuara për ruajtjen e veprave

Rama ndan pamje nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura: Kushte të avancuara për ruajtjen e veprave

22:31 | 13/08/2025
Grabitja e shtëpisë së Brad Pitt, 4 adoleshentë përfundojnë në pranga

Grabitja e shtëpisë së Brad Pitt, 4 adoleshentë përfundojnë në pranga

22:29 | 13/08/2025
BIRN: Shqipëria në emergjencë lufton e keqpajisur me flakët

BIRN: Shqipëria në emergjencë lufton e keqpajisur me flakët

22:27 | 13/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com