Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Trafiku i drogës/Burgjet i mbushin me hallexhinj, kapot numërojnë milionat (Video)

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Trafiku i drogës/Burgjet i mbushin me hallexhinj, kapot numërojnë milionat (Video)

Katër gra, kunata me njëra-tjetrën, nga fshati Malas në Mallakastër, u arrestuan më 3 mars për prodhim lëndësh narkotike dhe moskallëzim krimi. Gjykata e Fierit i liroi me masën “detyrim paraqitjeje”, ndërsa Prokuroria këmbëngul që të arrestohen si organizatore, pasi janë organizuar me njëra-tjetrën që të punonin në “laboratorin” e drogës në fshatin Çorrush, po në Mallakastër.

Në operacionin e policisë u sekuestruan 350 kilogramë lëndë narkotike, ndërsa u arrestuan vetëm pronari i shtëpisë ku ndodhej droga dhe 4 gratë që punonin aty. Tashmë, Prokuroria i ka zgjeruar hetimet vetëm ndaj mënyrës sesi shkuan gratë në punishte dhe jo ndaj bashkëpunëtorëve të tjerë. Deri më tani, Prokuroria nuk ka identifikuar personat që e mbollën, ata që e çuan në banesën në fshatin Çorrush, si edhe organizatorët që do ta trafikonin jashtë vendit.

Ndërkohë, deri në dhjetor të vitit 2017, në Shqipëri ndodheshin në burgje 5.496 persona. Ishin 386 persona të dënuar për prodhim lëndësh narkotike, 270 për trafikim dhe kultivim, ndërsa vetëm 3 persona janë të dënuar për organizim dhe drejtim të organizatave kriminale.

Gjithashtu janë edhe rreth 850 persona të paraburgosur për prodhim, kultivim dhe trafikim të narkotikëve, e vetëm 7 për organizim dhe drejtim të organizatave kriminale. Pra, në burg janë vetëm 10 organizatorë të grupeve kriminale dhe mijëra të tjerë që mbjellin dhe mbajnë lëndë narkotike.

“Trafikantet” e hashashit

“Fiks Fare” shkoi te shtëpitë e organizatoreve Eleonora dhe Irma Jaupaj, ku rezultoi se njëra ishte me ndihmë ekonomike prej 4.000 lekësh, ndërsa tjetra me 3 fëmijë të mitur për të rritur. Shtëpitë i kishin të parregulluara.

Sipas tyre, në datën 3 mars 2018 kanë shkuar në fshatin Çorrush. Një person me emrin Gazi u kishte thënë të punonin për të, për të paketuar sherebelë. Shkuan atje, punuan disa orë dhe u erdhi policia. Atje panë se bima nuk ishte sherebelë. Kur erdhi policia, 4 gratë i kapën dy-tre kilometra më larg, pasi ikën me vrap bashkë me disa persona të tjerë.

Eleonora Jaupaj thotë se një person me emrin Gazi e ka kontaktuar për të punuar në fshatin Çorrush. Ka shkuar atje, pasi e ka ditur se do të punojë në sherebelë. Pas dy orësh, policia ka shkuar në banesën e hashashit, ku pas disa minutash ndjekjeje ka arrestuar 4 gra dhe pronarin e shtëpisë. Personat e tjerë nuk janë gjetur, megjithëse sipas Eleonorës, në punishte kanë qenë rreth 20 persona.

“I thamë policit ja tek janë. Ai na mori neve, na mbajti 4 orë te shtëpia. Na shoqëruan në polici, ku na mbajtën për tri ditë, e më pas gjykata na liroi”, thotë Eleonora.

Sipas saj, Prokuroria apeloi vendimin, duke argumentuar se gratë akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe moskallëzim krimi. Eleonora Jaupaj tregon se ka 4 fëmijë, familja e saj merr ndihmë ekonomike prej 4.000 lekësh nga Bashkia e Mallakastrës.

“Vajzën e kam sëmurë. Më kanë kërkuar 5.000 euro për ta operuar. Ku t’i gjej lekët?”, thotë Eleonora, ndërsa me lot në sy tregon se ia pastron vet sytë vajzës. “Ne punuam për bukën e gojës. Pse, me këto kushte është kjo grua që cilësohet se prodhon drogë, lëndë narkotike?”, thotë Eleonora.

Ndërkohë, Irma Jaupaj ka 3 fëmijë, nga 8-14 vjeç. “I tregova punonjësit të policisë që na arrestoi se kishte edhe persona të tjerë, që ishin në pyll. Ai na arrestoi vetëm neve, na tha se vjen vet ai në polici”, thotë Irma. Gazetarët e “Fiks Fare”, bashkë me dy gratë shkuan në fshatin Çorrush, te shtëpia ku u sekuestrua sasia prej 350 kilogramësh hashash. Gratë thanë se, në momentin që erdhi policia janë larguar disa kilometra në këmbë, derisa janë arrestuar.

 

Ndërkohë, afër kësaj banese banon edhe babai i të arrestuarit, Gazmend Allkaj. Ai thotë se djali i tij e ka marrë përsipër lëndën narkotike, ndërsa saktëson se dy gratë kanë shkuar për punë vetëm ditën që janë arrestuar.

Organizatorët lihen të lirë, ndërsa punëtorët në burg!

“Fiks Fare” i kërkoi Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve informacion në lidhje me numrin e të dënuarve, të të paraburgosurve, si dhe numrin e të dënuarve për lëndë narkotike pas vitit 2013.

“Deri në dhjetor të vitit 2017, në burgje ishin 5.496 persona. Nga këta, 2.450 të paraburgosur. Të dënuar pas vitit 2013 janë 386 persona për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike; 173 për trafikim të lëndëve narkotike; 101 për kultivim të bimëve narkotike; 3 persona të dënuar për organizim dhe drejtim të organizatave kriminale; si dhe një person i dënuar për përdorimin e drogës”.

Ndërkohë, të paraburgosur pas vitit 2013 janë 537 persona për prodhim dhe shitje të narkotikëve; 192 për trafikim të narkotikëve; si dhe 131 për kultivim të bimëve narkotike.

Drejtoria e Burgjeve thotë se janë vetëm 7 persona për organizim dhe drejtim të organizatave kriminale; 4 të paraburgosur për përshtatje të lokalit për përdorim droge; si dhe dy të paraburgosur për nxitje për përdorimin e drogës. Pra, nga viti 2013 e deri në dhjetor të 2017-s, vetëm 10 persona janë hetuar, proceduar dhe arrestuar për organizim të trafikut të lëndëve narkotike, ndërsa mijëra të tjerë, punëtorë, ata që mbollën hashash, ndodhen të arrestuar.

Tags: burgjetdrogëshallexhinjkapotmbushinmilionatnuerojnetrafiku

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në Fier, automjeti përplas një 4-vjeçar
Aktualitet

Aksident i rëndë në Fier, automjeti përplas një 4-vjeçar

17:21 | 09/09/2025
Ndodh në Bulqizë / Në 5 fshatra, vetëm një fëmijë në klasë të parë
Aktualitet

Ndodh në Bulqizë / Në 5 fshatra, vetëm një fëmijë në klasë të parë

16:41 | 09/09/2025
Ndërtime pa leje në Tropojë dhe Kukës, një i arrestuar dhe 3 të proceduar
Aktualitet

Ndërtime pa leje në Tropojë dhe Kukës, një i arrestuar dhe 3 të proceduar

15:00 | 09/09/2025
Next Post
UEFA fal simulimin që “vrau” Milanin në Europa League (Video)

UEFA fal simulimin që “vrau” Milanin në Europa League (Video)

Flet denoncuesi i pronave në bregdetin e Lezhës: Ja si e zbulova skemën mashtruese

Flet denoncuesi i pronave në bregdetin e Lezhës: Ja si e zbulova skemën mashtruese

Shtypi nga bota, 20 mars 2018

Shtypi nga bota, 20 mars 2018

JU REKOMANDOJMË

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025
Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

18:02 | 04/09/2025
Zbardhet dëshmia e parë e Ragip Gilës: Objektivi im i vetëm ishte vëllai i Denis Bajroviçit

Zbardhet dëshmia e parë e Ragip Gilës: Objektivi im i vetëm ishte vëllai i Denis Bajroviçit

18:08 | 08/09/2025
Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

12:43 | 03/09/2025




TË FUNDIT

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma
Showbizz

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

by mirseda
18:17 | 09/09/2025
0

Regjisorja Ajlin Petrela ka thyer heshtjen duke ndarë publikisht arsyet që çuan në ndarjen nga ish-bashkëshorti i...

Sulmi izraelit në Doha, këta janë 4 udhëheqësit e Hamas që dyshohet se janë vrarë

Sulmi izraelit në Doha, këta janë 4 udhëheqësit e Hamas që dyshohet se janë vrarë

18:09 | 09/09/2025
“Black out” në Berlin, policia dyshon se ndërprerja e energjisë është sulm politik

“Black out” në Berlin, policia dyshon se ndërprerja e energjisë është sulm politik

18:00 | 09/09/2025
Aksident i rëndë në Fier, automjeti përplas një 4-vjeçar

Aksident i rëndë në Fier, automjeti përplas një 4-vjeçar

17:21 | 09/09/2025
Ambasada amerikane u bën thirrje qytetarëve në Katar të jenë vigjilentë pas sulmeve izraelite

Ambasada amerikane u bën thirrje qytetarëve në Katar të jenë vigjilentë pas sulmeve izraelite

17:16 | 09/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com