Për t’iu uruar mirëmëngjesi, kryeministri Edi Rama, sot për të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale, ka postuar një tjetër shembull të integrimit në punë të atyre që dalin nga skema e ndihmës ekonomike.
Këtë radhë ai jep shembullin e Flutura Brakes, e cila jetonte me borxhe, pasi ndihma ekonomike nuk i dilte, ndërkohe që tashme është rregulluar në punë.
“MIRËMËNGJES ? dhe me fjalët e thjeshta të Fluturës që doli nga ndihma ekonomike dhe nisi punë pas shumë vitesh në pritje të 35 mijë lekëve të vjetra çdo fund-muaji, ju uroj një ditë të mbarë ?”- shkruan Rama.