Kryeministri i Spanjës, Mariano Rahoy, ka dëshmuar edhe një herë se vendi i tij është një prej miqve më të mirë të Serbisë. Ai ka refuzuar që të marrë pjesë në Samitin e Vendeve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet gjatë majit në Sofje. Arsye për këtë do të jetë prezenca e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan El Pais, përcjell Klan Kosova.
Rahoy thuhet se nuk do të ndodhet në të njëjtin vend me Thaçin, derisa Madridi zyrtar ta njehë pavarësinë e Kosovë, por po ashtu edhe për gjëra tjera duke përmendur biografinë e Thaçit, që sipas tij është kriminale.
“Vendimi Rahoy për ta bojkotuar Thaçin vjen vetëm dy muaj pasi Spanja dërgoi një dokument drejt Brukselit në të cilin thuhet se Kosovë është pjesë e pandashme e Serbisë dhe që Madridi kurrë nuk do të lejojë që një shtet i rremë të futet në BE. Sipas El Pais, Rahoyi kishte plan që të merrte pjesë në Samitin e 17 majit, por që ka anuluar atë me të marrë vesh se aty do të ketë Hashim Thaçi”-shkruan RTK.
“Rahoy nuk do të ndjek këtë samit sepse nuk dëshiron që të fotografohet me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, derisa Spanja nuk e njeh pavarësinë e saj. Katalonia është duke përdorur doktrinën e Kosovës për justifikuar ndarjen nga sistemi ligjor i Spanjës, çka bën që Rahoy të mos marr pjesë”, shkruan gazeta spanjolle.
Burime të saja thonë se Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka marrë përsipër që ta bindë Rahoyn për të marrë pjesë në këtë samit, për shkak të rëndësisë që të vazhdohen marrëdhëniet me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Bullgaria që kryeson me presidencën e BE-së, thuhet se ka shqyrtuar mundësinë që për ta bindur Spanjën ta largojë flamurin e Kosovës nga ai i vendeve tjera – por as kjo nuk qe e mjaftueshme për zyrtarët spanjollë. Ata kanë këmbëngulur se aty nuk duhet të jenë as përfaqësuesit e Kosovës.











