Deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu ka sqaruar sonte pozicionin e tij në lidhje me arrestimet e fundit në Lezhë.
Deputeti socialist deklaron se është rikthyer në “Facebook” për t’u dhënë përgjigje të gjithë turbullirave që janë bërë kohët e fundit.
Ndreu thekson se e konsideron një turp dhe abuzim skandaloz, çdo përpjekje të kujtdo që synon të gjejë alibi e të përdorë emrin tij apo të PS-së për të justifikuar veprimin.
Ndërkohë, deputeti nuk lë pa thumbuar për bashkinë, “sa për bashkinë, historia ka tregu se nuk është e nevojshme ky lloj skenari, sepse si rregull bashkinë e humbin ata që e kanë e jo e fitojnë ata që se kanë.
Statusi i plotë i Pjerin Ndreut
Mirembrema ! Jam rikthy sonte ne Fb per tu dhene pergjigje gjithe te turbulluarve nga ngjarjet e fundit ne Lezhe. Nuk jam aspak i kenaqur me ate qe ka ndodhe e as nuk do jem kurre. Por ca mitingashe te lodhur dhe ca “dijetare” politike, duan domosdoshmerisht te lidhin PS dhe mua me kete histori. E konsideroj nje turp dhe abuzim skandaloz, cdo perpjekje te kujdo qe synon te gjeje alibi e te perdore emrin tim apo te PS per te justifiku veprimin. Me shume se te kushdo ta kerkojne te ankesa qe kane bere dy shtetas me emer e mbiemer dhe me drejtesine. Nuk me lidh asgje me kete ceshtje penale, pervec keqardhjes per kedo qe dyshohet si i implikuar. Sa per bashkine, historia ka tregu se nuk eshte e nevojshme ky lloj skenari, sepse si rregull bashkine e humbin ata qe e kane e jo e fitojne ata qe se kane. Keshtu qe beni durim deri vitin tjeter!