Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Trump: Prokurori Mueller i anshëm, në ekipin e tij ka 13 demokratë

7 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Trump: Prokurori Mueller i anshëm, në ekipin e tij ka 13 demokratë

Presidenti amerikan Donald Trump sulmoi Prokurorin e Posaçëm, Robert Mueller, duke e akuzuar atë për njëanshmëri politike në hetimin e tij për lidhjet e zyrtarëve të fushatës zgjedhore të zotit Trump me Rusinë në vitin 2016 dhe për të përcaktuar nëse presidenti pengoi drejtësinë kur u përpoq të ndalte hetimin.

“Pse ekipi i Prokurorit Mueller ka 13 demokratë të betuar, disa përkrahës së Hillarisë mashtruese dhe asnjë republikan? Së fundmi u shtua edhe një demokrat tjetër … a mendon njeri se kjo është e drejtë? Megjithatë nuk ka pasur BASHKËPUNIM TË FSHEHTË”! tha zoti Trump në njërin prej disa komenteve të njëpasnjëshme në Twitter gjatë fundjavës, duke përmendur fitoren ndaj rivales demokrate, Hillary Clinton dhe pakënaqësinë e tij ndaj hetimeve që po zhvillohen që nga ajo kohë.

Presidenti Trump la mënjanë faktin se të paktën gjatë një periudhe të caktuar zoti Mueller ishte i regjistruar si votues republikan dhe konsiderohet përgjithësisht në Uashington si një prokuror i paanshëm politikisht, hetimi i të cilit për fushatën e zotit Trump është mbështetur si nga demokratët ashtu edhe republikanë me peshë, të cilët në intervista të dielën shprehën miratimin për mënyrën se si po e kryen hetimin zoti Mueller.

Presidenti Trump sulmoi gjithashtu ish-drejtorin e FBI-së James Comey, që u shkarkua nga zoti Trump në maj të vitit të kaluar dhe ish-nëndrejtorin Andrew McCabe, që u pushua nga puna të premten në mbrëmje nga Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions, me nxitjen e zotit Trump, 26 orë para ditës kur zoti McCabe do të dilte në pension, në momentin kur i plotësonte kushtet për të marrë pension të plotë. Presidenti Trump tha se shënimet personale të zotit Comey dhe zotit McCabe lidhur me bisedat e tyre me të, ishin të fabrikuara, shkruan voa.

Presidenti Trump tha se kishte “shpenzuar shumë pak kohë me Andrew McCabe, por ai nuk kishte mbajtur kurrë shënimet kur kishin qenë bashkë”.

“Nuk besoj, tha ai, se McCabe kishte mbajtur shënime, përveçse për të mbrojtur interesat e tij, dhe ndoshta i kishte shkruar më pas. E njëjta gjë me gënjeshtarin James Comey. A mund t’i quajmë “shënime të rreme?”.

Zoti Sessions e shkarkoi zotin McCabe pasi ra dakord me një hetim të brendshëm të Departamentit të Drejtësisë sipas së cilin McCabe “i kishte dhënë informacion të paautorizuar medias dhe nuk kishte qenë i sinqertë, përfshirë nën betim, në disa raste”.

Zoti McCabe tha se zoti Comey ishte në dijeni për informacionin që ai i dha medias ndërsa shërbenin të dy si drejtues të FBI-së.

Tags: 13 demokratëe tijekipini anshëmMuellerprokuroriTrump

TË LIDHURA

Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur
Bota

Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

22:29 | 31/05/2025
Sulm i frikshëm nga tigri në Tajlandë
Bota

Sulm i frikshëm nga tigri në Tajlandë

22:11 | 31/05/2025
Ndërron jetë në moshën 70 vjeçare babai i Rihannës
Bota

Ndërron jetë në moshën 70 vjeçare babai i Rihannës

21:42 | 31/05/2025
Next Post
Tre persona me maska dhunojnë dhe grabisin kambistin në Peqin

Tre persona me maska dhunojnë dhe grabisin kambistin në Peqin

Mbyllet gazi rus/Moska ngrin së ftohti Britaninë

ExitPolls: Putin rizgjidhet president me 72% të votave

Ndotja/Shqipëria fundos Kroacinë, bregdeti i Adriatikut në mjerim (Video)

Ndotja/Shqipëria fundos Kroacinë, bregdeti i Adriatikut në mjerim (Video)

JU REKOMANDOJMË

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Gjergj Leka sjell “Lulet e Majit”, një festival magjik ku fëmijët ishin yjet e skenës
Kultura

Gjergj Leka sjell “Lulet e Majit”, një festival magjik ku fëmijët ishin yjet e skenës

by mirseda
08:28 | 02/06/2025
0

Në një atmosferë të mbushur me ngjyra, muzikë dhe emocione të pastra, artisti i njohur Gjergj Leka...

Parashikimi i motit për sot, 2 qershor 2025

Parashikimi i motit për sot, 2 qershor 2025

08:15 | 02/06/2025
PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions

23:09 | 31/05/2025
PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

22:38 | 31/05/2025
Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

22:34 | 31/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com