Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kultura

Gjergj Leka sjell “Lulet e Majit”, një festival magjik ku fëmijët ishin yjet e skenës

1 vit ago
in Kultura

Në një atmosferë të mbushur me ngjyra, muzikë dhe emocione të pastra, artisti i njohur Gjergj Leka organizoi për herë të parë festivalin muzikor për fëmijë “Lulet e Majit”, një ngjarje e veçantë artistike që solli në skenë talente të vegjël.

Me një përzgjedhje të kujdesshme të fëmijëve interpretues dhe një repertor të pasur me kompozime të reja, festivali u shndërrua në një festë të vërtetë të muzikës për fëmijë.
I zhvilluar në amfiteatrin e “Flumen Park”, nën një skenografi përrallore dhe regjinë e Erisela Markos, festivali u realizua tërësisht me kontribute vullnetare të miqve të artistit Gjergj Leka, një dëshmi e fuqisë së bashkëpunimit dhe dashurisë për artin dhe fëmijët.
Tekstet e këngëve ishin krijime të autorëve të njohur Odhise Grillo, Adelina Mamaqi, Tahsim Gjokutaj, Thoma Goga (ky i fundit autor i tekstit të këngës së parë që Gjergj Leka ka kompozuar në moshën 12-vjeçare, e cila fitoi në anketën e Radios në qershorin e atij viti).

Kompozitorë shqiptarë dhe të huaj si Amir Karaliç, Roberto Tomat, Maurizio Principe, Venus Production dhe Sajad Sepheri sollën krijime të reja për këtë festival, duke i dhënë jetë një mozaiku melodish të freskëta.

Një moment i veçantë ishte rikthimi në skenë i këngëve më të hershme për fëmijë, krijuar nga kompozitorët shqiptarë që nuk jetojnë më, si një kujtesë e homazh për ta.
Një ndër momentet më emocionuese të mbrëmjes ishte kur në skenë, për të interpretuar një nga këto këngë të paharruara, u ngjit edhe artistja Mira Konçi, e cila ndodhej mes spektatorëve dhe surprizoi publikun me praninë dhe zërin e saj.

Të gjithë fëmijët pjesëmarrës u nderuan me çmime dhe përjetuan emocione të paharrueshme, teksa publiku i duartrokiti gjatë e me dashuri.

News24 dhe Radio RASH dhanë nga një çmim special për muzikën dhe tekstin më të bukur, duke theksuar rëndësinë që ky festival i dedikuar fëmijëve ka në promovimin e artit dhe kulturës.

“Lulet e Majit” u transmetua ekskluzivisht në ekranin e News24 në hapësirën e emisionit të Gjergj Lekës më 1 Qershor, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, duke përcjellë mesazhin se muzika për fëmijë është një thesar që duhet mbështetur, ruajtur dhe kultivuar me dashuri.

TË LIDHURA

Aktualitet

1 Qershori, lançohet Agjenda Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve 2027-2030

10:18 | 01/06/2026
Aktualitet

Presidenti Begaj pritet nga Papa në Vatikan: E ftova Atin e Shenjtë në Shqipëri

10:12 | 26/05/2026
Kryesore

Nesër Kurban Bajrami, kreu i KMSH Bujar Spahiu uron besimtarët: Më shumë harmoni, dhe mirëkuptim!

09:42 | 26/05/2026
Next Post

Ra nga çatia e kishës në Korçë, ndërron jetë në spital prifti Kristaq Viso

Rastet me COVID-19 u rritën brenda 10 ditësh në të gjithë Indinë

Sot takimi vendimtar në Stamboll! Ukraina kërkon paqe pa kushte







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

“Edhe na po çohena!”/ Shkodra Elektronike i bashkohet protestës për Zvërnecin

by mirseda
17:02 | 04/06/2026
0

Grupi i njohur i muzikës, Shkodra Elektronike, të cilët përfaqësuan Shqipërinë në festivalin europian Eurovision vitin e...

Braçe: Greqia po mban padrejtësisht sigurimet e shqiptarëve

16:58 | 04/06/2026

Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon

16:38 | 04/06/2026

“Kallashnikovi depërtoi antiplumbin”/ Hita zbardh detaje nga vrasja e efektivit në Maliq

16:36 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita dhe Lamallari në Korçë për mbledhje urgjente

16:21 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com