Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Iliria që nuk kemi njohur …

7 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha, TT
Iliria që nuk kemi njohur …

Nga Marin Mema/ Që Aristoteli ka qenë mendimtari më i shquar i antikitetit, këtë besoj se nuk e vë askush në diskutim dhe po kështu presupozohet të konsiderohet edhe ajo cfarë ka përcjellë vepra e tij. Për fat të mirë Aristotelin e kanë bërë për vete një sërë aspektesh të jetës në iliri, shpesh të para dhe të cilësuara edhe nga optika e të qënurit mrekulli. Përtej largësisë në terma kohore, përmes  përshkrimeve të tij, në mjaft raste mund të identifikohen edhe zona të sotme bashkë me pasuritë e tyre natyrore.

Në veprën “De Mirabilibus Auscultationibus”, mbi mrekullitë e dëgjuara, Aristoteli flet për pasuri të mëdha në ar që gjenden në tokat e fiseve ilire të Paionëve. Ndërsa në Apolloni, ai ka mbetur i mahnitur nga currilat pis të zinj që shpërthejnë nga toka dhe sipas tij ato janë më të dendura se ato të Maqedonisë. Këndej thotë ai, del një erë squfuri, përreth rritet një bar shumë i lartë dhe, ç’është më e çuditshme, jo larg ka drurë të mëdhenj.

Në përshkrime të tjera Aristoteli i identifikon ishujt e bregdetit dalmatin si vendet ku nxirret qelibari, fillimisht në formë dylli e që më pas forcohej e bëhej si gur. Pasi mblidhej nga banorët ai dërgohej në Helladë.Ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen e Aristotelit lidhet më ciklin e jetës së gjësë së gjallë. Sipas tij tek ilirët, gjëja e gjallë pjell dy herë në vit dhe më së shumti bëjnë binjakë, madje shumë tre ose katër keca, disa pesë e më tepër duke garantuar edhe sasi të konsiderueshme qumështi. Kur përmend qetë e egra të Paionisë, ai bën edhe një krahasim me popullsi të tjera duke i cilësuar qetë paione më të mëdha dhe  po ashtu, sipas tij edhe pulat nuk bëjnë një vezë si në vendet përreth, por dy ose tri herë në ditë.

Një kafshë jo shumë e gjatë, e madhe sa një dem, por edhe më e rëndë i ka bërë përshtypje Aristotelit për faktin se kur lëkura e saj rripej mbi të mund të uleshin shtatë vetë. Kjo kafshë sipas tij njihet me emrin Bonasi, por ai thotë se Paionët e quajnë Monap dhe ka një mish shumë të mire, fakt për të cilin banorët preferonin ta gjuanin.

E konsideruar nga Aristoteli si një nga mrekullitë e fisit ilir të Taulantëve shfaqet edhe vera e mjaltit. Ajo ka mbajtur një vend të veçantë në mitologjitë e historinë greke, romake, egjiptiane etj. Por pavarësisht përpjekjeve të shpeshta të historianëve e studiuesve nga vende të ndryshme të botës për ta lidhur këtë traditë me popujt e tyre, Aristoteli ju ka vënë kapak dyshimeve në përshkrimin e kësaj pije në veprën e tij, duke dhënë elemente të prodhimit të saj, që janë përforcuar edhe nga autorë të tjerë, si Plini e Straboni.

“Ilirët e quajtur Taulantë bëjnë një verë nga mjalti. Pasi i shtrydhin hojet mjaltit, i hedhin ujë dhe e ziejnë në kazan derisa të mbetet gjysma. Këtë e hedhin në enë prej balte dhe e lënë sa mbetet gjysma tjetër. Pastaj lëngun e hedhin në enë prej druri. Këtu thonë se e lënë të fermentohet për një kohë të gjatë dhe bëhet si verë e ëmbël dhe e fortë. Kurse tani thonë se ajo bëhet edhe në disa vende te Helladës dhe e tillë që nuk ndryshon aspak prej verës së vjetër, aq sa ishte a pamundur për kërkuesit ta dallonin”, shprehet AristoteliPra, sipas Aristotelit edhe banorët e Helladës e kanë marrë më pas këtë traditë. Dhe në fakt Homeri shkruan shpesh për gostitë e Perëndive të Olimpit ku pihej Ambrosiana, një pije e ëmbël dhe mjaft e preferuar. Nëse i referohemi fakteve të mësipërme, a mos ndoshta zotat pinin në fakt verën e mjaltit ilire që vetëm më pas u prodhua ne zonat e Helladës?

Këto janë disa elementë të ardhur nga përditshmëria e jetës ilire, ndoshta për shumëkënd të panjohura. Padyshim që kur këto fakte vijnë nga autorë antikë të këtij kalibri, komentet janë të tepërta.  Por diçka mund të thuhet me bindje, padyshim që Iliria kishte mirëqenie dhe pasuri të mëdha.

 

Tags: AristoteliIliriaKeminjohurTaulantë

TË LIDHURA

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë
Aktualitet

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

22:20 | 21/06/2025
Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë
Aktualitet

Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

22:06 | 21/06/2025
Rrezik murtaje te delet, shënohet shpërthimi i parë në Fushë-Krujë
Aktualitet

Rrezik murtaje te delet, shënohet shpërthimi i parë në Fushë-Krujë

21:18 | 21/06/2025
Next Post
Maqedonasja që adhuron gjuhën shqipe, ja porosia e saj(Foto)

Maqedonasja që adhuron gjuhën shqipe, ja porosia e saj(Foto)

Edi Paloka kërcënon Ramën dhe paralajmëron luftë: Bëji mirë llogaritë, ndryshe…

Edi Paloka kërcënon Ramën dhe paralajmëron luftë: Bëji mirë llogaritë, ndryshe…

Përmbytjet/Bushati “shtang” Ademin: Shkodra e braktisur, bashkia në “gjumë”

Përmbytjet/Bushati “shtang” Ademin: Shkodra e braktisur, bashkia në “gjumë”

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren
Showbizz

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren

by mirseda
22:47 | 21/06/2025
0

Aktori Erand Sojli, një nga emrat më të komentuar të këtij edicioni të “Ferma VIP”, ishte sot...

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

22:32 | 21/06/2025
Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

22:20 | 21/06/2025
A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael? Ish-komandanti: Ja çfarë rrezikon rajonin

A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael? Ish-komandanti: Ja çfarë rrezikon rajonin

22:18 | 21/06/2025
Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

22:06 | 21/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com