Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Çështja çame “helmon” grekët, Meta: Problem delikat, do diskutohet!

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Çështja çame “helmon” grekët, Meta: Problem delikat, do diskutohet!

Presidenti, Ilir Meta, në një intervistë të publikuar të dielën në të përjavshmen greke “To Vima”,  duke iu referuar faktit se axhenda e negociatave aktuale Tiranë-Athinë: “përmban edhe disa çështje të trashëguara nga e kaluara, por edhe e sotmja”.

Presidenti Meta deklaron se: “përshëndet faktin që ekziston vullneti i mirë për të diskutuar, me shpresën që të zgjidhen në mënyrën më eficente”.

“Ligji grek për gjendjen e luftës me Shqipërinë përbën një marrëzi politike dhe shfuqizimi i tij duhej bërë prej vitesh. Përbën një paradoks të pashpjegueshëm se si dy vende që janë pjesë të një traktati miqësie, dhe aleatë në NATO, mundet në të njëjtën kohë të jenë në gjendje lufte që nga Lufta e II Botërore. Ka edhe një paradoks të dytë: Në momentin që Greqia ka dështuar të shfuqizojë këtë ligj absurd, i cili influencon qytetarë të pafajshëm shqiptarë që ende nuk mund të kërkojnë të drejtat e pronës në Greqi; në të njëjtën kohë pra, mbron të drejtat mbi pronën të qytetarëve shqiptarë me origjinë greke në Shqipëri”.

Presidenti Meta është pyetur edhe për çështjen çame. Theksimi të gazetarit se qeveria greke nuk e njeh ekzistencën e kësaj çështjeje dhe se përsëritja e saj nga ana e palës shqiptare “helmon” marrëdhëniet dypalëshe, presidenti i republikës përgjigjet:

“Kam konstatuar një ndjenjë pjekurie dhe përgjegjësie në rritje te të dy palët, për një dialog të sinqertë dhe të hapur për të gjitha çështjet. U dakortësuam se kemi trashëguar plagë nga e kaluara që duhet t’i diskutojmë me guxim.  Shqipëria dhe Greqia do të duhet  të shkëmbejnë hapur pikëpamjet dhe të vazhdojnë dialogun e sinqertë për zgjidhjen e çështjes çame, me profesionalizëm dhe përqasje me mendje të hapur. Ndërkaq, kemi rënë dakord se kemi pikëpamje të kundërta për këtë çështje, por kjo nuk do të duhej të ndalojë përpjekjet graduale për të mbërritur një mirëkuptim të përbashkët dhe zgjidhje të këtij problemi delikat”.

I përballur me pyetjen për çështjen e pronave në Himarë që kishte shkaktuar kaq tension në raportet e Athinës me Tiranën, presidenti Meta shprehet se kjo nuk përbën një diskriminim kundër minoritetit grek. “Çështja e pronave është një fenomen i përditshëm që preokupon gjithë shoqërinë shqiptare, është një sfidë e rëndësishme për Shqipërinë, e trashëguar nga e kaluara komuniste”.

“Ligji i ri për minoritetet përbën një garanci më shumë për të drejtat e minoritarëve, përfshi edhe faktin se të drejtat e pronës monitorohen shumë ngushtë nga Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian”, ka theksuar presidenti Ilir Meta.

Tags: çameceshtjadelikatdiskutohetGrekëthelmonMetaproblem

TË LIDHURA

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.
Aktualitet

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.

22:41 | 11/04/2026
Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri
Aktualitet

Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

21:30 | 11/04/2026
Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon
Aktualitet

Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

21:05 | 11/04/2026
Next Post
Aksion me “BMW” të blinduar, lushnjari kapet me pistoletë

Aksion me "BMW" të blinduar, lushnjari kapet me pistoletë

Nga Zvicra në Shqipëri, merr fund arratia e kosovarit (Emri)

Nga Zvicra në Shqipëri, merr fund arratia e kosovarit (Emri)

Masakra e Lushnjës/Rikthehet “Juli i Pashakos”, zbor policisë me “BMW” të blinduar

Masakra e Lushnjës/Rikthehet “Juli i Pashakos”, zbor policisë me "BMW" të blinduar







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.
Aktualitet

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.

by mirseda
22:41 | 11/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët....

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

22:17 | 11/04/2026
Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

22:08 | 11/04/2026
Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

21:30 | 11/04/2026
Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

21:05 | 11/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com