Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Skenari i ARMO-s/Pas Allum, del në skenë një tjetër “fantazmë”

7 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Skenari i ARMO-s/Pas Allum, del në skenë një tjetër “fantazmë”

Krahas problemeve të shumta me pagën dhe papunësinë e punonjësve të rafinerisë së ARMO-s, dalin në pah edhe probleme të tjera në lidhje me operatorët e rinj.

Kujtojmë se punëtorët kanë kërkuar nga qeveria të ndërmarrë sa më shpejt masa për gjetjen e një zgjidhje. Situata me rafinerinë e përpunimit të naftës ARMO, sa vjen e komplikohet më tej. Pas ikjes së IRTC-së, një offshore që e shfrytëzoi ARMO-n nga nëntori i vitit 2016 deri në nëntor 2017, dhe u largua duke lënë të paktën 35 milionë euro taksa të papaguara, në skenë kanë dalë disa operatorë të rinj.

Në fillim të shkurtit ishte Allum Enterprises, që hyri në tentativa për të blerë rafinerinë e naftës ARMO. Allum Enteprises sipas ekstraktit të saj në Qendrën Kombëtare të Biznesit është krijuar në gusht në vitit 2017 dhe pronari i saj është ALLUM ENTERPRISES LIMITED, një kompani e regjistruar në Angli në qershor të vitit 2017.

Ndërsa aktualisht, burime nga sindikatat e punonjësve pohojnë se përfaqësues të një tjetër kompanie, Byllis Energji, prej dy javësh po negociojnë me punonjësit, fillimisht për të mundësuar remontin e kompanisë dhe më pas për të filluar punën, teksa kanë pohuar se nuk do të njohin detyrimet e mëparshme për pagat e papaguara të punonjësve.

Sipas ekstraktit në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Byllis Energji është krijuar në prill të vitit 2017. Aksioner i saj është PGFS Pilotage & Gestion SA, një kompani guackë, e regjistruar në Zvicër, të përfaqësuar nga Joël Jacques Jean Chevallaz, i cili është edhe anëtar i Këshillit të Administrimit në Bylis Energji. Punonjësit pohojnë se përfaqësues të kompanisë që kontaktojnë me ta janë pothuajse të njëjtët njerëz si më parë, vetëm që tashmë  veprojnë në emër të kompanisë së re, Byllis Energji.

Punonjësit, që nuk marrin rrogat që nga dhjetori dhe kanë 14 paga të vitit 2015-2016 pa u paguar, mbeten të përçarë dhe të pasigurt me atë që do të ndodhë në të ardhmen me ta, ndërsa kanë pohuar për Monitor se janë braktisur nga shteti.

Punonjësit kanë paralajmëruar se edhe ditën e hënë do të organizojnë protesta në hyrje të rafinerisë, teksa kompania po tenton që të bëjë kontrata individuale, duke nxjerrë jashtë loje sindikatat dhe grupimet e punonjësve.

Braktisja e ARMO nga IRTC

Prej shtatorit 2016 , Kompania Ionian Refining dhe Trading Co. –IRTC SH.A mori në shfrytëzim rafinerinë problematike të naftës, ARMO dhe në fund të vitit të po atij viti filloi përpunimin e naftës, sipas një kontrate të lidhur me prodhuesin më të madh të naftës në vend, Bankers Petroleum. IRTC rezulton e regjistruar offshore në ishujt britanikë Virgin, ndërsa së fundmi si përfaqësues i saj doli sipërmarrësi shqiptar Besnik Sulaj. Ardhja e IRTC dhe futja në punë e rafinerisë u cilësua nga qeveria në atë kohë si një marrëveshje e rëndësishme, që do të riaktivizonte prodhimin do të fuste të punë punonjësit dhe do të rriste investimet. Por situata e trumbetuar aq shumë si pozitive nga qeveria në fakt do të kthehej në problematike në fund të vitit 2017. Në fillim të dhjetorit kompania anuloi punën me argumentin e remonteve në rafineri por pas disa javëve në këtë situatë dhe mospagesën e pagës së nëntorit për punonjësit është bërë me dije se kompania ka pushuar aktivitetin. Kjo bëri që ngjarjet të pasonin me protesta dhe naftëtarët të trokisnin tek Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ajo për Financat dhe Ekonominë.

IRTC ndërkohë rezulton debitore ndaj shtetit. Sipas burimeve zyrtare të tatimeve, detyrimi fiskal i ITRC i krijuar në 2017 ishte rreth 4.7 miliardë lekë (rreth 35 milionë euro), kryesisht taksë qarkullimi. Në total, detyrimi tatimor i krijuar në vite nga ARMO është rreth 260 milionë euro (pa llogaritur fshirjet e detyrimit të para vitit 2010 për shkak të amnistisë fiskale).

Skema e shfrytëzimit të ARMO

Ekspertë të tregut pohojnë se me ARMO-n është abuzuar sistematikisht. Kompanitë që e marrin atë në përdorim nëpërmjet qirasë apo marrëveshjeve me bankat e shfrytëzojnë dhe ndërkohë nuk shlyejnë detyrimet ndaj shtetit. Në fund të gjithë largohen, duke lënë pas një mal me detyrime. Skema mbetet e njëjtë: Rafineria merret me qira nga një kompani misterioze, shfrytëzohet, nuk paguhen taksat, më pas braktiset duke i lënë radhën një tjetri, që bën të njëjtën gjë.

15% të aksioneve të ARMO-s janë ende në pronësi të shtetit, por nga institucionet shtetërore historikisht ka munguar transparenca se çfarë po ndodh me një nga kompanitë më të rëndësishme në vend. Në rastin e IRTC, ndonëse përfaqësues të lartë të qeverisë e promovuan rivënien në punë të ARMO-s në nëntor 2016, në momentin që IRTC u largua dhe la pa paga punonjësit, ata thanë se kjo është një marrëdhënie private mes kompanisë dhe punonjësve.

Tags: allumarmofantazmepasskenariskenëtjeter

TË LIDHURA

Shkodër/ Konfirmohet rasti i parë i murtajës së bagëtive të imëta, ja çfarë paralajmërohet
Aktualitet

Shkodër/ Konfirmohet rasti i parë i murtajës së bagëtive të imëta, ja çfarë paralajmërohet

22:13 | 04/06/2025
Fituesit për vilat qeveritare: Vlora luksoze, Velipoja me traditë
Aktualitet

Fituesit për vilat qeveritare: Vlora luksoze, Velipoja me traditë

21:33 | 04/06/2025
Zgjedhjet e 11 majit/ KAS vendos nesër për Kukësin
Politikë

Zgjedhjet e 11 majit/ KAS vendos nesër për Kukësin

21:29 | 04/06/2025
Next Post
Europa League/Çerekfinale spektakolare, Lazio peshkon Salzburgun

Europa League/Çerekfinale spektakolare, Lazio peshkon Salzburgun

“Suksesi i fundit i shëndetësisë falas, dhëmbët tani do shkulen pa mpirje”

“Suksesi i fundit i shëndetësisë falas, dhëmbët tani do shkulen pa mpirje”

Gruevski presion Xhaferit: S’të godita, kërko falje menjëherë!

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025




TË FUNDIT

Zelensky i kërkon Putinit armëpushim dhe takim për paqen në Ukrainë
Bota

Zelensky i kërkon Putinit armëpushim dhe takim për paqen në Ukrainë

by mirseda
23:00 | 04/06/2025
0

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka sfiduar homologun e tij rus, Vladimir Putin për të nënshkruar një...

Aksident i rëndë/ Treni përplas një makinën , humb jetën shoferi

Aksident i rëndë/ Treni përplas një makinën , humb jetën shoferi

22:56 | 04/06/2025
Kriza politike në Kosovë, Zeka: Ja çfarë ndodh nëse Kurti nuk formon qeverinë

Kriza politike në Kosovë, Zeka: Ja çfarë ndodh nëse Kurti nuk formon qeverinë

22:34 | 04/06/2025
Ish-banori shpërthen keq ndaj Gjestit dhe Egli Takos

Ish-banori shpërthen keq ndaj Gjestit dhe Egli Takos

22:32 | 04/06/2025
Shkodër/ Konfirmohet rasti i parë i murtajës së bagëtive të imëta, ja çfarë paralajmërohet

Shkodër/ Konfirmohet rasti i parë i murtajës së bagëtive të imëta, ja çfarë paralajmërohet

22:13 | 04/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com